Smart News

Këshilltari Kasamit, Arsim Sinani: Stoilkoviçi i nxitur nga Beogradi s’mund të bëj shaka me gjuhën shqipe, por çudi Qoku i VV-së nuk reagon!

Këshilltari i Bilall Kasamit, profesori universitar Arsim Sinani ka theksuar se Stoilkoviçi i nxitur nga Beogradi s’mund të bëj shaka me gjuhën shqipe, por çudi Qoku i VV-së nuk reagon!

Profesori universitar dhe opinionisti, Arsim Sinani përmes një porosie thekson se Ivan Stoilkoviçi mendon se mund të bëjë shaka me Gjuhën Shqipe dhe se gjuha e tij provokuese e nxitur nga Beogradi nuk kalon.

“As ai, dhe askush tjetër as edhe shkronjën A se prek, e lere më gjuhën shqipe.

Retorika shoviniste e përfaqësuesit sërb i afërt ne Vuçiqin dhe Dodikun mund ti dëmtojë marrëdhëniet shqiptaro-maqedone, pasi Sërbia e do Maqedoninë e Veriut banovinë sërbe.

Por gjuha e tij prokovuese, e nxitur nga Beogradi nuk kalon, thjeshtë ai, e sfidon veten drejtë një dështimi.

Reagimi i dobët i partive shqiptare në Qeveri i Koalicionit VLEN dhe opozitës FRONTI EUROPIAN lejon që Ivan Stoilkoviçi të fitojë terren.

Çuditem sesi Bekim Qoku përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, i deleguar i Albin Kurtit nuk ka reaguar deri më tash”, ka nënvizuar Sinani.(INA)

Exit mobile version