Lajme
Kërçova dhe Bërvenica me dalje më të madhe të votuesve, dalje më të ulët ka Dibra
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve komunale duket ritje e shënuar e daljes së votuesve në të gjitha komunat e vendit në veçanti në komunën e Kërçovës ku ka një dalje prj 29.37% dhe ajo e Bërvenicës me 29.73% kanë daljen më të madhe deri në orën 13:00. Kjo pasi, në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptar apo maqedonas. Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Dibra me 15.32% dhe Bogovina me 16.02%.
Në Kërçovë garojnë Fatmir Dehari i AKI-t dhe Aleksandar Jovanovski i VMRO-së, ndërkohë në Bërvenicë garon Haqim Ramadani nga VLEN dhe Jovica Ilievski nga VMRO-DPMNE.
