Connect with us

Politika

“Kemi hy në bela me njerëz të BDI-së për ty” – Sela bëhet rezil në fshatrat e Strugës

Published

on

Duke dashur të marrë meritat e rezultatit në Strugë, Ziadin Sela me përkrahësit e tij ka shkuar nëpër disa fshatra të Strugës për t’i falënderuar votuesit. Por takimet nuk i kanë shkuar siç duhet.

Në Misllodezhdë, në malësi të Strugës, Sela është ndeshur me aktivistë të revoltuar, të cilët i kanë kërkuar llogari për koalicionin me BDI-në. Siç raportohet, para krejt të pranishmëve, aktivisti i revoltuar ia ka lëshuar në telefon fjalimet e Ziadin Selës duke folur keq për Ali Ahmetin e Ramiz Merkon.

“A je ti ky që po e shan Aliun? A je ti ky që e shan Ramizin? Me çfarë fytyre vjen këtu dhe sot na kërkon vota për Aliun dhe Musa Xhaferin? Unë kam hyrë në bela me njerëz të BDI-së për ty, as sot nuk flas me njerëzit. Si guxon ti sot të më thuash që ta harroj atë?!”, janë disa nga fjalët e aktivistit nga Misllodezhda.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Furkan Saliu godet Latasin: Na e vodhi rininë me propagandë e urrejtjeje – sot i parëndësishëm

Published

on

By

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar në rrjete sociale ndaj Dragan Pavloviq – Latas, një prej figurave më të kontestuara të gazetarisë maqedonase, përcjell Flaka

“Prej ofendimeve ndaj komunitetit turk, sharjeve ndaj kolegëve të vet dhe televizionit ku dikur punonte, deri te akuzat për evazion fiskal, nxitje urrejtjeje ndëretnike dhe propagandë kundër Perëndimit – ky është Latas, njeriu për të cilin sot fëmijët duhet të mësojnë vetëm në librat e historisë”, shkruan Saliu.

Ai zbulon se pikërisht veprimtaria e Latasit e kishte shtyrë të ndjekë studimet për gazetari: “Që në moshë të re e kuptova fuqinë shkatërruese të gazetarisë së keqe. Për shkak të lajmeve të tij që nxisnin urrejtje etnike, unë dhe shokët e mi kaluam rininë duke parë pas shpine, nëpër autobusë dhe rrugë.”

Sipas Saliut, pas publikimit të përgjimeve famëkeqe, ku Latas përmendej për manipulime mediatike dhe propagandë të turpshme, rinia humbi besimin në profesionin e gazetarit, ndërsa qytetarët i fusin gazetarët në të njëjtën thes me politikanët.

“Latas sot është i parëndësishëm. Edhe nëse lexon motin dhe thotë se do të ketë diell, 99% e njerëzve do të hapin perdet për ta verifikuar”, ironizon gazetari.

Në fund, Saliu nënvizon se edhe vetë pushtetarët e sotëm e dinë mirë se si ky person u kthye kundër bashkëpartiakëve të tyre në momentet më të vështira. “Kur nuk je më i nevojshëm – as si vrapues për kafe – e di që fundi ka ardhur, ‘shef’,” përfundon reagimin e tij.

Sot, në media u raportua për kërcënime ndaj gazetarit Dragan Pavlloviq – Latas, të bëra nga kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në rrjetin social “Facebook”. /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme ditore

Ekskluzive: Daut Memishi, kandidat i VLEN për Tearcën – Alternativa mbetet pa komuna?

Published

on

By

Pas gati tre muaj negociata intensive mes partive përbërëse të koalicionit VLEN, duket se fati i Komunës së Tearcës tashmë është vulosur. Sipas burimeve tona nga brenda koalicionit, është vendosur që kandidati për këtë komunë të jetë Daut Memishi nga Lëvizja Besa – duke lënë jashtë garës Amir Elezin e Alternativës.

Kjo zgjedhje, që vjen pas një gare të brendshme të tensionuar, shihet si një fitore e pastër e Besës ndaj Alternativës, e cila duket se po e humb ndikimin në ndarjen e komunave brenda VLEN. Nga ajo që mësohet në terren, Alternativa rrezikon seriozisht të mos ketë asnjë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale dhe të kufizohet vetëm në përfaqësim simbolik përmes ndonjë këshilltari.

Fragmentarizimi brenda VLEN tashmë është i prekshëm, veçanërisht me rastin e Sarajit, që po shihet si “molla e sherreve” brenda koalicionit. Asnjëra parti nuk po tërhiqet nga pretendimi për këtë komunë, duke rritur rrezikun për përçarje të thellë.

Sipas të njëjtave burime, Lëvizja Besa po shqyrton seriozisht opsionin që të garojë e vetme në disa komuna strategjike si Tetova, Tearca, Saraji dhe Bogovina, pa u varur nga mbështetja e partive të tjera të VLEN-it.

Megjithëse këto informacione mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht, ato pasqyrojnë një dinamikë të brendshme gjithnjë e më të tensionuar në radhët e VLEN – ku lojërat e brendshme për pushtet lokal rrezikojnë të minojnë unitetin e premtuar para qytetarëve.

Continue Reading

TOP Lajme