Connect with us

Lajme

Kasami: BDI-ja kontribuoi për 20 vite në ikjen e të rinjëve, ligjeratat në UT për ta arsyetuar vetveten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në intervistën për Alsat M, ka komentuar ligjeratën që Bujar Osmani, ka zhviluar sot në Universitetin e Tetovës. Për ironi tema e ligjeratës ishte rreth ikjes së të rinjëve. Kasami tha se të gjithë e dinë se BDI-ja kontriboi në ikjen e të rinjëve, dhe gjithë kjo bëhet për të arsyetuar vetvete.

“Është më shumë se ironike, për mos me qenë komike është tragjikomike, sepse BDI për 20 vite ka kontribu që kjo rini të ikë rrugëve të Europës dhe sot të keqpërdorë një institucion kaq të lartë sic ëhstë Universiteti I Tetovës, për të larë vetveten, për të arsyetuar vetveten, për të tentuar të teegojnë se ata nuk janë fajtorë të kësaj, kur cdo qytetar, cdo I ri e din se fajtorë kryesor janë ata. Unë kërkoj që gjithë institucionet në vecanti ata të arsimit të lartë, të kenë guximin dhe ti thonë jo BDI-se dhe gjithë atyre që ndoshta kanë interes dhe tentim për të keqpërdorë dhe përfituar në kampanjë zgjedhore. Është obligim ligjor në kompanjë zgjedhore most ë keqpërdoren institucionet”, tha Kasami.

Continue Reading

Lajme

Televizioni “Rai” për herë të parë me transmetime në gjuhën arbëreshe

Published

on

By

Për herë të parë, Radiotelevizioni Italian “RAI” do të nisë transmetime të dedikuara në gjuhën arbëreshe.

Transmetimi do të nisë më 21 shtator, duke i dhënë zë dhe hapësirë një prej komuniteteve më të vjetra shqiptare në diasporë. Iniciativa e “RAI Calabria”-s parashikon prodhimin e reportazheve dhe emisioneve radio-televizive, të cilat synojnë të ruajnë kulturën, gjuhën dhe identitetin e arbëreshëve në Itali.

Transmetimi do të nisë më 21 shtator, duke i dhënë zë dhe hapësirë një prej komuniteteve më të vjetra shqiptare në diasporë. Iniciativa e “RAI Calabria”-s parashikon prodhimin e reportazheve dhe emisioneve radio-televizive, të cilat synojnë të ruajnë kulturën, gjuhën dhe identitetin e arbëreshëve në Itali.

Nga ora 09:30-10:30 në “Rai 3” do të transmetohet një emision i përjavshëm televiziv, i fokusuar tek vizitat në qytezat arbëreshe dhe dokumentimi i jetës së tyre.

Ndërkohë, çdo ditë nga e hëna ne të premte, në “Radio Rai 1”, do të transmetohet një program rreth 30-minutësh që do të evidentojë traditat, zakonet, moralin dhe trashëgiminë gjuhësore te arberesheve.

Ky hap historik shënon një moment kthese për arbëreshët e Italisë, të cilët prej gati gjashtë shekujsh kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare. Për ta, transmetimet në gjuhën e te parëve nuk janë vetëm media, por një urë e fortë që lidh të shkuarën me të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit

Published

on

By

BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kështu ka thënë sot nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa i është përgjigjur kryeministrit Mickoski, i cili mbrëmë tha se “zgjedhjet e 19 tetorit janë shans për eliminimin e BDI-së nga skena politike”.

“Sot jemi këtu për të theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje të thellë për deklaratat e Kryeministrit Mickoski, i cili në vend që të fokusohet në problemet reale të qytetarëve, obsesionohet me eliminimin e BDI-së nga skena politike. Kjo nuk është thjesht deklaratë kundër një partie, por përpjekje e hapur për ta delegjitimuar zërin politik të shqiptarëve në këtë shtet”, ka thënë Ademi, ndërsa ka shtuar se BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive.

“BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kur z. Mickoski flet për ‘eliminimin e BDI-së’, në fakt flet për eliminimin e organizimit të shëndosh politik të një komuniteti të tërë që përfaqësohet denjësisht nga ne. Ky është mentalitet i rrezikshëm që kthen retorikën e vjetër nacionaliste, të cilën shqiptarët dhe maqedonasit e përgjegjshëm e refuzuan që nga viti 2001, me arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”.

Shqiptarët, sipas Ademit, nuk fshihen nga historia e as nga politika. “Ne kemi derdhur gjak për këtë vend, kemi dhënë besën për stabilitet dhe kemi ndërtuar ura për integrimin euroatlantik. Këtë kontribut askush nuk mund ta mohojë, e aq më pak ta eliminojë. Prandaj, ne i themi Mickoskit se misioni i tij është i destinuar të dështojë, misioni i tij është i pamundur. Sa më shumë që ai flet për zhdukjen e BDI-së, aq më shumë qytetarët mobilizohen për ta mbrojtur përfaqësimin e tyre politik dhe për ta forcuar BDI-në si garanci të barazisë dhe të ardhmërisë evropiane të vendit”.

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vijuar më tej Ademi, do të vazhdojë rrugën e vet, misionin e vet dhe vizionin e vet: barazi e plotë, integrim i plotë në Bashkimin Evropian dhe stabilitet i qëndrueshëm në vend. “Shqiptarët nuk eliminohen – shqiptarët janë faktor vendimtar, dhe BDI është adresa e tyre politike”.

Continue Reading

Lajme

ASH: Rritet ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni përmes projekteve hoteliere

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë lidhur me promovimin dhe përkrahjen që pushteti aktual i jep projekteve të lidhura me figura dhe struktura që hapur përfaqësojnë interesat e “Botës Serbe” dhe ndikimin rus në rajon.

“Takimi i kryeministrit Hristijan Mickoski me aktorin serb Millosh Bikoviç, i cili së fundmi ka marrë shtetësinë ruse me dekret të presidentit Vladimir Putin dhe ka qenë i pritur prej tij për rolin në filmin propagandistik ‘Kufiri Ballkanik’, është sinjal alarmant për drejtimin ku po shkon vendi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Sipas partisë, plani për investim në një kompleks hotelierik dhe rekreativ në Berovë, nën petkun e zhvillimit ekonomik dhe turizmit, “në fakt është pjesë e rrjetëzimit strategjik të projekteve që i shërbejnë përhapjes së narrativës dhe ndikimit të ‘Botës Serbe’ në Maqedoninë e Veriut. Ky projekt nuk mund të shihet i izoluar, por duhet të vendoset në kontekstin e përpjekjeve të Beogradit dhe Moskës për të konsoliduar praninë e tyre politike, ekonomike dhe kulturore në vend”.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se çdo tentativë për të kthyer Maqedoninë e Veriut në fushë veprimi të interesave të huaja hegjemoniste “është në kundërshtim me orientimin euroatlantik të shtetit dhe rrezikon sigurinë kombëtare, stabilitetin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë”.

Në këtë kontekst, partia kritikon heshtjen e VLEN-it:
“VLEN-i po qëndron në heshtje për këtë çështje kritike, duke u fshehur pas pallavrat e së kaluarës dhe duke shmangur çdo përgjegjësi konkrete. Ndërkohë që ndikimi i ‘Botës Serbe’ dhe projekteve me përkrahje ruse po shtohet në vend, VLEN-i duket më i interesuar të manipulojë opinionin me histori të kaluara sesa të reagojë ndaj zhvillimeve reale që rrezikojnë sovranitetin dhe orientimin perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Heshtja e tyre tregon një mungesë të qartë vizioni dhe angazhimi për të mbrojtur interesat kombëtare”, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Partia siguron se do të mbetet në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur sovranitetin, orientimin perëndimor dhe interesat e shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve që besojnë në një Maqedoni të lirë dhe demokratike.

Continue Reading

TOP Lajme