Connect with us

Lajme

Izet Mexhiti i frikësuar nga humbja: kërkon nga Mickovski të mohojë zgjedhjet parlamentare!?

Published

on

Sa më shumë afrohet 19 tetori, aq më tepër rritet frika për humbje në të gjitha komunat nga koalicioni i VLEN-it.

Fillimisht, liderët e këtij koalicioni tentuan të krijojnë panik tek qytetarët me deklarata shokuese se “do të digjen xhami” dhe se “BDI bashkëpunon me vojvodët për të rrahur nxënësit shqiptarë”. Por këto teza, sipas burimeve të TS, nisën të përhapen vetëm pasi drejtuesit e VLEN-it u përballën drejtpërdrejt me qytetarët dhe panë realitetin e zhgënjimit të shqiptarëve nën udhëheqjen e tyre.

Nënçmimet publike, defaktorizimi, përbuzja dhe mosrespektimi i elektoratit shqiptar janë disa nga arsyet pse qytetarët nuk dëshirojnë më të dëgjojnë për këtë koalicion. Ky realitet që vjen nga terreni, i kombinuar me rezultatet e anketave, ka shkaktuar frikë dhe pasiguri të madhe se zgjedhjet lokale të tetorit do të shënojnë një debakël historik për Izet Mexhitin, Bilall Kasamin, Zeqirja Ibrahimin dhe Arben Fetahun.

Por pyetja është çfarë pas 19 tetorit?

Kjo ka dy pêrgjigje:

VLEN do të pësojë një humbje të thellë, duke humbur legjitimitetin politik përfundimisht te shqiptarët dhe

VMRO-DPMNE do të detyrohet të kërkojë një alternativë tjetër për të mbajtur qeverinë stabile, qoftë përmes afrimit me AKI-në, qoftë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas informacioneve AKI nuk futet në qeveri pa pasur zgjedhje parlamentare, andaj varianti më i mundshëm është që pas 19 tetorit kur shqiptarët do të reshtohen me AKI-nē dhe do tē pësoj debakël VLEN-i, kryeninistri Mickovski do të detyrohet qē në pranverën e 2026 të shpallē zgjedhjet e parakohëshme parlamentare për ti hapur rrugë Maqedonisë sē Veriut drejtë BE-sē.

Portali TS mëson ekskluzivisht se njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, i ka kërkuar kryeministrit Hristijan Mickoski të përsërisë publikisht se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”. Arsyeja është se nga terreni Mexhiti po merr sinjale të fuqishme për humbje të thellë, dhe nëse shqiptarët kuptojnë se vitin e ardhshëm mund të ketë zgjedhje të parakohshme, disfata në tetor do të ishte edhe më e rëndë.

Burimet të besueshme për TS theksojnë se Izet Mexhiti ka dy kërkesa konkrete ndaj Mickoskit:

Kryeminiatri të vazhdojë të deklarojë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare;

dhe ta mbështesë drejtpërdrejt në Çair, pasi humbja në këtë komunë do të nënkuptonte shkrirjen përfundimtare të VLEN-it dhe Lëvizjes Demokratike.

Vlen tē thekēsoht se pas anketave të fundit nga agjencia Rejting, por edhe nga sondazhet e brendshme të VMRO-së, si dhe sipas IRI-t amerikan, Izet Mexhiti humb garën në Çair.

Ndërsa VLEN pritet të marrë mes 50 – 60 mijë vota, ndërsa AKI rreth 140 – 150 mijë vota, duke krijuar një diferencë të thellë në përfaqësimin politik të shqiptarëve.

Continue Reading

Lajme

Delegatë largohen nga OKB-ja gjatë fjalimit të Netanyahut për Gazën

Published

on

By

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhjetëra delegatë nga vende të ndryshme u larguan nga salla sapo kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nisi fjalimin e tij. Largimi u interpretua si akt proteste ndaj luftës në Gaza dhe politikave të Izraelit, ndërkohë që Netanyahu mbajti një qëndrim sfidues ndaj kritikave ndërkombëtare.

Më shumë se 100 diplomatë nga mbi 50 shtete lanë sallën në shenjë pakënaqësie, duke e kthyer ngjarjen në një nga protestat diplomatike më të dukshme të këtij sesioni të OKB-së. Ky gjest erdhi në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po shton presionin ndaj Izraelit për shkak të numrit të lartë të viktimave civile dhe krizës humanitare në Rripin e Gazës. Nga ana tjetër, delegacioni amerikan vendosi të qëndrojë në sallë, duke treguar mbështetje të qartë për Izraelin.

Pavarësisht largimeve masive, Netanyahu vazhdoi fjalimin e tij me ton sfidues. Ai deklaroi se Izraeli “duhet të përfundojë punën” kundër Hamasit, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri për sigurinë e vendit të tij. Kritikat ndërkombëtare ndaj operacioneve ushtarake i quajti “dobësi morale” dhe theksoi se Izraeli nuk do të tërhiqet përballë presioneve.

Ky incident diplomatik nënvizon përçarjet e thella në arenën ndërkombëtare lidhur me konfliktin Izrael–Gaza. Organizatat humanitare dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë kanë ngritur shqetësime serioze për shkeljet e së drejtës ndërkombëtare nga pala izraelite, ndërsa shumë vende kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe zgjidhje politike të qëndrueshme. Analistët vlerësojnë se bojkoti në OKB është një sinjal i qartë se durimi i komunitetit ndërkombëtar po arrin kufijtë, ndërsa Izraeli vazhdon operacionet e tij ushtarake në Gaza.

Burimet ndërkombëtare konfirmojnë se kjo është një nga reagimet më të ashpra diplomatike të viteve të fundit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke reflektuar thellimin e krizës dhe polarizimin e qëndrimeve në botë.(INA)

Continue Reading

Lajme

Rojkind: Çarshia do të jetë vendi ku rrëfehet historia e Shkupit

Published

on

By

Çarshia e Vjetër në Shkup duhet të jetë një vend që rrëfen historinë e qytetit dhe ku banorët e Shkupit, por edhe turistët, mund të shijojnë kulturën gastronomike dhe zejtarinë. Ky është vizioni i arkitektit botërisht të njohur, Michel Rojkind, për zhvillimin e një prej pjesëve më të rëndësishme të kryeqytetit, por edhe të Çairit, në kompetencën e të cilit ndodhet Çarshia e Vjetër.

Rojkind ka përgatitur një plan për zhvillimin e Çarshisë dhe të Çairit si pjesë e ekipit të kandidatit për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani.

“Keni një Çarshi të shkëlqyer. Ajo mund të bëhet vend ku kemi punëtorët më të kualifikuar në përpunimin e metaleve ose të drurit. Si t’i bëjmë çarshitë e vjetra të shndërrohen në vende ku gjithmonë rrëfehet historia? Po sikur të fillojmë ta pastrojmë Çarshinë dhe të gjejmë të gjitha fotografitë e vjetra mbi bazën e të cilave do ta kthejmë në formën e saj origjinale”, propozoi Rojkind në prezantimin e planit të tij për të ardhmen e Çairit “Vizion Çair 2040″.

Ai theksoi se nëse historia dhe tradita nuk ruhen, ato do të harrohen.

Osmani theksoi se, kur bëhet fjalë për historinë dhe kulturën, nuk nevojiten forma të reja dhe inovative, por një ide e mirë për ruajtjen e traditës, e cila do t’u prezantohet pronarëve të dyqaneve në Çarshinë e Vjetër.

‘’Një shembull i shkëlqyer për këtë është çarshia në Gjirokastër: njerëzit fillimisht iu kundërvunë atyre ndryshimeve, por më pas, kur fluksi i turistëve u rrit tre-katër herë, ata e kuptuan se sa shumë kishin fituar prej saj”, tha Osmani.

Continue Reading

Lajme

“Oh vëllau jem…”, momenti i rëndë kur Gjesti merr lajmin e trishtë (Video)

Published

on

By

Vëllai i këngëtarit të njohur, Gjesit, ka vdekur sot në aksident trafiku.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me një katërçikletë.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte konfirmuar më herët aksidentin, duke thënë: “Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK”.

Në media tashmë është publikuar momenti i dhimbshëm kur Gjesti ka arritur afër vendit të ngjarjes, ku edhe vëllai i tij kishte humbur jetën.

Continue Reading

TOP Lajme