Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Saraj

Published

on

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me kundërkandidatin e tij, nënshkroi sot në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Saraj, Kodin për zgjedhje të ndershme, demokratike dhe transparente, njofton SmartNews

Ramadani e cilësoi këtë akt si një zotim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke theksuar se vota e lirë është arma e qytetarit dhe themeli i demokracisë.

“Sot e bëmë zotimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sepse vota e lirë është arma e qytetarit dhe themeli i demokracisë.
E ardhmja është në duart tona! Bashkë voto 4!”, theksoi Ramadani./SmartNews.mk/

Continue Reading