Lajme
Isen Shabani vulos fitoren e 11 janarit, arihet marrëveshje me TDP-në
Kandidati për kryetar komune nga radhët e Vrapçishtit, Isen Shabani sonte ka aritur marrëveshje me Partinë Demokratike Turke duke nënshkruar zyrtarisht marrëveshje bashkëpunimi dhe njëherit duke vulosur fitoren e 11 janarit, shkruan Top24
“Të nderuar qytetarë,
Sonte u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja e bashkëpunimit me Partinë Demokratike Turke – TDP, dega e Vrapçishtit.
Ky hap përfaqëson vazhdimësinë e një bashkëpunimi të suksesshëm, të dëshmuar edhe gjatë qeverisjes sonë në komunë, dhe konfirmon se uniteti dhe vizioni i përbashkët janë çelësi i zhvillimit dhe përparimit.
Marrëveshja e sotme është garanci e mbështetjes në zgjedhjet e 11 Janarit dhe një angazhim i përbashkët për të vazhduar punën në të mirë të qytetarëve”, ka shruar Iseni.
