Lajme
Isen Shabani voton: Dilni dhe vendosni për të ardhmen tuaj
Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Isen Shabani, sot realizoi të drejtën qytetare për votim.
Pas votimit Shabani u bëri thirje qytetarët e komunës së Vrapçishtit që të dalin dhe të votojnë, duke u bërë pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen për komunën e tyre.
“Sot, së bashku me familjen time, ushtruam të drejtën tonë të votës.
Ftoj të gjithë qytetarët e komunës sonë që të dalin dhe të votojnë, duke u bërë pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen që e duam për komunën tonë.
Vota juaj është e rëndësishme!, deklaroi Shabani.
