Lajme
Isen Shabani kundërkandidatëve ua bëj të qartë: Do shihemi më 11 Janar!
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Isen Shabani, ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Vrapçishtit për zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen më 11 janar 2026. Pas dorëzimit të dokumenteve, Shabani deklaroi se pret zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike dhe kundërkandidatëve ua bëri të qartë se do të shihen më 11 Janar.
“Të nderuar qytetarë,
Sot dorëzova zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit për zgjedhjet lokale të 11 Janarit, së bashku me aktivin politik të Aleancës Kombëtare për Integrim.
Me punën dhe angazhimin tonë, kemi ndërtuar një drejtim të qartë dhe një vizion që synojmë ta vazhdojmë edhe më fuqishëm, me zhvillim, transparencë dhe rezultate të prekshme për qytetarët.
Na priftë e mbara!”, përfundoi Shabani.
