Lajme
Isen Shabani i reagon Mehmet Seferit: Ti nuk ke legjitimitet, je humbësi më i madh në historinë e komunës!
Pas deklaratës publike të kandidatit të koalicionit VLEN për Komunën e Vrapçishtit, Mehmet Seferi në të cilën ai u bëri thirrje punonjësve komunalë të mos frikësohen nga “presioni dhe shantazhet e kryetarit në largim”, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i kryetarit aktual dhe kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim, Isen Shabani, përcjell SmartNews
Shabani në reagimin e tij e cilëson Seferin të padenjë dhe pa legjitimitet për të dhënë këshilla apo udhëzime politike pasi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit Seferi pësoi disfatë nga Shabani dhe atë me diferencë të 5,600 votave.
Reagimi i plotë i Shabanit:
“Ky person nuk ka legjitimitet për të bërë thirrje, për të dhënë këshilla apo për të marrë vendime, ai është humbësi më i madh në historinë e komunës sonë, me 5,600 vota disfatë, dhe mbi të gjitha një hiç. Fjala e tij nuk ka asnjë vlerë dhe nuk duhet marrë seriozisht nga askush.
Ky mohues është duke refuzuar përballjen me realitetin, edhe kur ai është i shkruar qartë në çdo fletëvotim. Megjithatë, ai ende ëndërron “të vijë në krye të komunës” – pa mbështetjen e popullit, pa votën e qytetarëve.
Kjo nuk është ambicie – kjo është një shkëputje totale nga realiteti. Ka vetëm një gjë të vërtetë: dhe ajo e vërtetë është, se ti kurrë nuk do të jesh në krye të komunës sonë. Është koha që të zbresësh nga ëndrrat dhe të kthehesh në realitet,” përfundon Shabani./SmartNews.mk/
