Connect with us

Lajme

IRI – Amerikan: 30% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e llogaritin shtet mik Serbinë ndërsa 41% e serbëve Rusinë

Published

on

Instituti Republikan IRI, ka publikuar një anketë të realizuar në disa vende të ballkanit perendimor ku shihet si shtrihet ndikimi ruso-serb në kryesisht ish republikën Jugosllave. Sipas IRI-t në Maqedoninë e Veriu rreth 30 % e qytetarëve e llogarin si shtet mik Serbinë ndërsa vetëm 17% i llogarisin SHBA-të duke u pasuar e treta me radhë Rusia me 9% si shtet mik. Po ashtu një qajse e tillë shqetësuese vërehet edhe në Mal të Zi ku 33% i besojnë Serbisë si shtet mik ndërsa vetëm 14% SHBA-të. Një ndryshim vërehet në Kosovë ku 77% e qytetarëve si shtet mik i llogarisin Shtetet e Bashkuara të Amerikls, 6% Shqipërinë dhe aspak Serbin. Ndërsa një pasqyrë krejtësisht ndryshe shpërfaq ndikimin rus mbi Serbinë ku shtet mik me 41% llogaritet Rusia e pasuar nga Kina me 14% dhe nga Hungaria me 12%, shkruan Top24.

Continue Reading

Lajme

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut në vitin shkollor 2025/2026. Nxënësit janë lënë pa libra, në shumë shkolla u janë shpërndarë tekste të dëmtuara, pa kopertina dhe me faqe të grisura, ndërsa një pjesë e madhe e librave mungojnë krejtësisht. Vetëm në Tetovë raportohen mbi 18 mijë libra të munguar.

Gjenerata e klasës së tetë është më e goditura, duke mësuar me libra mbi dhjetëvjeçarë, dyfish mbi afatin ligjor të përcaktuar për përdorim. Për Historinë dhe Matematikën mungojnë tekstet e reja, dhe në shumë raste nxënësit janë detyruar të përdorin kopje të pjesshme ose versione elektronike të shpërndara në grupe Viber. Në të njëjtën kohë, tekstet e reja nuk kanë shpëtuar nga skandalet me gabime të rënda. Në librin e Historisë për klasën e gjashtë janë hasur pohime absurde si se Mali Everest ka 29 mijë metra lartësi apo se Shqipëria gjendet në lindje të Maqedonisë së Veriut. Ky libër u tërhoq menjëherë, por nxënësit mbetën sërish pa material mësimor.

Mungesa është e theksuar edhe në shumë lëndë të tjera. Nuk ka tekste për gjuhët e huaja, për kimi dhe fizikë, ndërsa situata në shkollat e mesme është edhe më dramatike. Në klasat e para të shkollave profesionale mungojnë tekstet për pothuajse të gjitha lëndët profesionale, përfshirë procedurat administrative dhe rregullimin ligjor e shtetëror. Kaos i plotë është krijuar edhe me ditarin elektronik, i cili u vendos me nxitim dhe vështirëson menaxhimin e procesit arsimor, duke shtuar pengesa për mësimdhënësit dhe prindërit.

Ndërkohë që qeveria deklaron se ka shpenzuar 11 milionë euro për tekste të reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese, realiteti në terren është krejt ndryshe: mungesa, tekste të grisura, gabime të pafalshme dhe nxënës të braktisur në mes të vitit shkollor. Kjo është dëshmi e një dështimi të plotë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila ka detyrim ligjor të sigurojë tekste të reja çdo pesë vite. Zëvendësministri Lulzim Aliu, në vend që të ofrojë zgjidhje, ka dalë totalisht jashtë rrjedhave dhe nuk ka marrë asnjë hap për të përmirësuar situatën. Ky kaos është pasqyrë e paaftësisë së qeverisë VLEN, e cila, si në çdo segment tjetër, po dështon të përmbushë detyrat më elementare ndaj qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët kërkon urgjentisht zëvendësim të librave të dëmtuar dhe sigurim të teksteve të munguar për çdo nxënës, rishikim profesional dhe të pavarur të përmbajtjes së librave për të shmangur gabimet skandaloze që dëmtojnë procesin arsimor dhe përgjegjësi politike e institucionale për këtë kaos që ka vënë në krizë të gjithë sistemin arsimor në fillim të vitit shkollor. Aleanca për Shqiptarët qëndron pranë nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve, të cilët po përballen me këtë situatë të papranueshme, dhe do të vazhdojë të ngrejë zërin deri në zgjidhjen e plotë të kësaj krize.

Continue Reading

Lajme

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Published

on

By

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë deri me datën e zgjedhjeve, më 12 tetor, siç ka vendosur Komisioni Qendror Zgjedhor.

Shumica e partive kanë paralajmëruar hapjen e fushatave sot në kryeqytet, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e mbajti mbrëmë para se të nisë fushata zyrtarisht, raporton Gazeta Express.

Partia e parë që e nis fushatën është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke filluar nga ora 13:00, në Hotel Venus, në Prishtinë.

Pas AAK-së, nga ora 14:00, Nisma do të hapë fushatën për zgjedhjet lokale 2025 në Klan Arena, në Prishtinë.

Ndërsa, nga ora 18:00 fushatën zgjedhore e nis Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Dhe krejt në fund në sheshin “Skënderbeu”, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të nisë fushatën e saj në orën 19:00.

Për prishjen e praktikës nga Lëvizja Vetëvendosje për fushatën e mbajtur mbrëmë jashtë periudhës zyrtare të caktuar për fushatë u kritikua për shmangie të mbikëqyrjes nga institucionet përkatëse meqë periudha e parafushatës është e parregulluar ligjërisht.

Eugen Cakolli nga KDI tha se kjo do të thotë se “për çfarëdo që ndodh në aktivitetet e parafushatës, as KQZ-ja e as PZAP-ja nuk kanë kompetencë të mbikëqyrin, e rrjedhimisht as të shqiptojnë gjoba apo sanksione – madje as në rast të përdorimit të gjuhës nxitëse/së urrejtjes, apo të shpenzimeve të pakontrolluara”.

Continue Reading

Lajme

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Published

on

By

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, Shqipëria do të hapë edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aleanca për Shqiptarët mirëpret këtë vendim dhe uron Shqipërinë për intensifikimin e jashtëzakonshëm të procesit të integrimit në BE.

Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për ngecjen e procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Sipas partisë, qeveria aktuale ka dështuar të realizojë kushtin themelor për heqjen e barrierës për anëtarësim në BE gjatë gjashtë muajve të parë të mandatit. Përveç kësaj, politikat e saj kanë lehtësuar depërtimin e “Botës Serbe” në strukturat shtetërore dhe në shoqëri.

Aleanca për Shqiptarët vë në dukje se VMRO-DPMNE dhe vasalët e tyre kanë ndryshuar kahjen duke u orientuar drejt Beogradit, Budapestit dhe Moskës, ndërsa VLEN-i vazhdon të amnistojë ish-opozitën maqedonase, duke cenuar interesat euro-atlantike të vendit.

“19 tetori do të jetë referendum dhe demaskim i plotë i hyzmeqarëve të VMRO-DPMNE-së dhe kupolës së tyre – ‘Botës Serbe’”, thekson Aleanca për Shqiptarët.

ASH-ja thekson gjithashtu se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, që sipas sondazheve janë 99% pro-evropianë dhe pro-amerikanë, nuk do të lejojnë që VLEN-i t’i fusë në kthetrat e ndikimit rus përmes Serbisë.

Continue Reading

TOP Lajme