Connect with us

Lajme

Ibrahimi: Përurimi i One stop-shop me Kosovën, ditë historike

Published

on

 

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e fundit në TVAlsat, duke folur për hapjen e pikës së përbashkët one stop-shop në dy pika kufitare, ka deklaruar se gjatë fundjavës kishim një moment historik.

“Takimi me kryeministrin Kurti nuk ishte i planifikuar, por pas hapjes së pikës së përbashkët e shfrytëzuam atë moment historik për të pirë një kafe së bashku. Përurimi i asaj ngjarje ishte historike për qytetarët e të dy vendeve. Gjatë atij takimi nuk kishim mundësi të flasim gjerësisht, por zoti Kurti shprehu përkrahjen e tij ndaj Koalicionit VLEN”, tha Ibrahimi.

Continue Reading

Lajme

Taravari: ASH ka vendosur të dalë me lista të veçanta për këshilltarë komunalë

Published

on

By

Pas më shumë se tre orë diskutimesh në mbledhjen e kryesisë, Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari, ka marrë vendimin që të garojë e vetme me listën e saj për këshilltarë në zgjedhjet lokale.

Megjithatë, partia mbetet e hapur për bashkëpunim me forca të tjera politike sa i përket kandidatëve për kryetarë komunash.

“Aleanca për Shqiptarët vendosi të dalë me lista te veçanta per keshilltar komunal. Jemi te hapur te bashkepunojm edhe me partite e tjera”, deklaroi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Në maj nisim hapjen e shtabeve

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, pas njoftimit se ASH do të del me lista të veçant për këshilltarët komunal nëpër komuna, ka njoftuar se që nga muaji maj do të fillojë hapja zyrtare e shtabeve zgjedhore.

Taravari tha se vazhdon të mbetet në VLEN ndërsa mbetet i hapur për bashkëpunime për kandidatët për kryetarët e komunave./Zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

ASH me lista të veçanta në zgjedhjet lokale, Ramadani: Mbetemi partner i përkushtuar brenda koalicionit VLEN

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka bërë të ditur se partia e tij do të garojë me lista të veçanta për këshilltarët komunalë në zgjedhjet lokale të ardhshme. Sipas Ramadanit, ky vendim është miratuar nga Kryesia e ASH-së në bashkëpunim me kryetarët e degëve të partisë dhe vjen si reflektim i përkushtimit për përfaqësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës në nivel lokal, raporton ZYRTARE.net

“Besojmë se fuqizimi i zërit tonë në nivel lokal është thelbësor për realizimin e një qeverisjeje më efikase dhe të ndjeshme ndaj nevojave të qytetarëve”, ka theksuar Ramadani.

Sa i përket kandidaturave për kryetarë komunash, ai nënvizoi se ASH ka propozuar një proces të hapur dhe transparent përmes anketave dhe sondazheve profesionale, si mënyra më demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve. Megjithatë, kjo iniciativë nuk ka gjetur mbështetje nga partnerët e koalicionit VLEN.

“Për fat të keq, propozimi ynë nuk u pranua, por kjo nuk duhet të jetë një mundësi e humbur për thellimin e demokracisë së brendshme dhe përforcimin e legjitimitetit publik,” shtoi Ramadani.

Ai ritheksoi se Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në kuadër të koalicionit VLEN dhe mbështet dialogun e hapur, respektin reciprok dhe bashkëpunimin mbi baza parimore. Por, sipas tij, ASH nuk do të pranojë kushtezime që bien ndesh me vlerat dhe vullnetin e anëtarësisë së saj.

“Hapat tanë të mëtutjeshëm do të varen nga qëndrimet e partnerëve në VLEN. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim në çdo formë që respekton barazinë dhe interesin qytetar,” përmbylli Ramadani, duke riafirmuar përkushtimin e partisë ndaj një politike të bazuar në përmbajtje dhe interes publik.

Continue Reading

TOP Lajme