Connect with us

Lajme

Ibrahimi: Ata të Car Dushanit e Soravisë, s’mund të flasin për shqiptari

Published

on

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, ka komentuar tendencat e BDI-së për të shpërfaqur në opinion idenë e degradimit të shqiptarëve.
Sipas Ibrahimit, gjithmonë kur nga BDI e përmendin termin degradim të çështjes shqiptare, mendojnë në frikë nga drejtësia.
“ Ata që në CV-në e tyre e kanë Car Dushanin, Monstrën, Lagjen e Trimave, Alfën, Soravinë, amoralitetin, ligjin e branitellave, krejt punët e zeza dhe listat e zeza, janë të fundit në këtë planet që mund të flasin për “degradim të çështjes shqiptare”. Shqiptarët nuk mund të degradoheshin më shumë seç i kishin degraduar ata.
Prandaj ta dini se sa herë që e përmendin fjalën “degradim”, në kllapa është togfjalëshi “frikë nga drejtësia”. Asgjë tjetër.
Koha e tyre ka skaduar. Kjo është një kohë tjetër, që ia VLEN të besosh e të veprosh”, shkruan Ibrahimi.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme