Connect with us

Politika

Hazbi Lika i bashkohet VLEN-it, do të jetë pranë luftëtarëve të vërtet!

Published

on

Hazbi Lika-komandant Çela një nga komandantët e njohur të UÇK-së pas një heshtje të gjatë dhe largim nga politika duket se është rikthyer përsëri aktiv në këto zgjedhje por jo në krah të BDI-së, sot është takuar me kryetarin e LD-së dhe kandidatin për deputet të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti.

Lika i jep mbështetje partisë së Mexhitit dhe koalicionit VLEN.

“Ia VLEN koordinimi me Hazbi Likën – Komandant Çelën. Ishte dhe mbeti i palëkundur në shërbim të luftëtarëve, qytetarëve dhe popullit shqiptar!”, ka shkruar Izet Mexhiti në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Lika ishte një nga themeluesit e UÇK-së, por edhe BDI-së.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë një takimi me qytetarët në Bukoviq, ka deklaruar se zgjedhjet e 19 tetorit janë një mundësi për qytetarët që të dërgojnë mesazh të qartë qeverisë aktuale.

“Më 19 tetor ju nuk votoni Blerantin, ju votoni për t’i treguar kësaj qeverie se nuk e ka mirë, dhe duhet të ketë ndryshim. Në momentin kur ne do të kemi rezultatin për listat e këshilltarëve, numri i votave në përgjithësi do të jetë 3 me 1”, u shpreh Ramadani.

Ai theksoi se synimi i tij është kthimi i dinjitetit për qytetarët e Sarajit dhe vetëdijesimi i institucioneve qendrore se, sipas tij, kanë bërë gabime të shumta.

“Bashkë për ta kthyer dinjitetin! Për t’i vetëdijesuar edhe këta vëllezërit tanë në qeveri se e kanë shumë gabim”, shtoi më tej ai.

Ramadani premtoi gjithashtu se brenda dy viteve të para të mandatit, nëse fiton zgjedhjet, do të zgjidhen problemet themelore në çdo vendbanim të komunës.

Continue Reading

Lajme

Ish-ministri i Jashtëm i Portugalisë, Kravinho: Çairi ka shumë shanse të mira me Bujarin si kryetar

Published

on

By

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Zhoao Gomesh Kravinho, me një video-mesazh ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Bujar Osmanit për kryetar të Komunës së Çairit.

“Është kënaqësi e madhe ta mbështes kandidaturën e Bujar Osmanit për Komunën e Çairit. E njoh Bujarin si ministër të Jashtëm dhe kam mbetur jashtëzakonisht i impresionuar,” deklaroi Kravinho.

Kravinho, i cili ka qenë shef i diplomacisë portugeze dhe është diplomat i njohur ndërkombëtarisht, theksoi rolin e Osmanit si kryesues i OSBE-së dhe udhëheqjen e tij në çështjet evropiane.

“Kryesimi i tij me OSBE-në, udhëheqja e tij në çështjet evropiane, mençuria e zërit të tij – e gjithë kjo tregon se Çair ka një shans shumë të mirë nëse Bujari bëhet kryetar”.

Në mesazh, ai theksoi se me Bujar Osmanin në krye të Çairit, komuna do të ketë një njeri që mund të hapë dyer të rëndësishme për bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërkombëtar.

“Besoj se me Bujarin do të jetë shumë më e lehtë të hapen të gjitha dyert ndërkombëtare që duhet të hapen. Me Bujarin, e ardhmja e Çairit është një e ardhme e buzëqeshur”, përfundoi Kravinho.

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Limani: Prioriteti ynë kryesor është Gostivari me infrastrukturë moderne dhe funksionale

Published

on

By

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Gostivarit, Valbon Limani, në intervistë për PressOnline.al: “Me ura të reja, bulevard modern, ujësjellës për çdo vendbanim dhe mbështetje për rininë, do ta transformojmë Gostivarin”
Pressonline.al: Cilat janë prioritetet tuaja kryesore për zhvillimin e Gostivarit nëse fitoni mandatin si kryetar komune?

Valbon Limani: Sipas Programit kemi disa pika kryesore nga programi ynë të cilat do ta zhvillojnë infrastrukturën posaçërisht në qytet dhe ndër më kryesoret janë Ura e Re, e cila të jetë urë me katër korsi dhe me korsi për biçikleta dhe për këmbësorë, gjithashtu hapja e bulevardit kryesor “Vëllezërit Ginovski”, një bulevard apo një rrugë e cila është arteria kryesore e kryeqytetit dhe është tentuar vite e vite me rradhë, mirëpo nuk është arritë deri tani, besoj se me këtë mandat se në këtë mandat katërvjeçar në qoftë se e marrim besimin e qytetarëve, ne me ekipin edhe këtë do ta realizojmë. Kemi në plan edhe në dy lokacione edhe garazha nëntokësore dhe transformimin e Qendrës së Qytetit dhe paralel me këtë ajo që është shumë me rëndësi do të punojmë në infrastrukturën nëntokësore, kryesisht në ujësjellësin dmth të gjithë vendbanimet të cilat janë ballafaquar me mungesë të ujit, besoj se në pjesën e parë të mandatit do të mundohem që t’i rregullojmë dhe deri diku nga viti 2027 asnjë vendbanim në kuadër t” komunës së Gostivarit mos të ketë këto probleme. Gjithashtu paralel do të punojmë edhe në kanalizimet fekale aty ku mungon dhe kanalizimin atmosferik. Kemi edhe disa ide tjera, të cilat do t’i shpalosim gjatë kampanjës sonë.

Pressonline.al: Si planifikoni të menaxhoni problemet me infrastrukturën urbane dhe rurale – rrugët, ujësjellësin dhe kanalizimet?

Valbon Limani: Ne veç më, me thirrjet e Qeverisë, fituam diku afër 60 projekte të cilat janë infrastrukturore të cilat kanë një laramani, duke filluar nga asfaltimi apo rikonstuimi i rrugëve deri te infrastruktura nëntokësore, siç është kanalizimi fekal dhe atmosferik, si dhe ujësjellësi. Gjithashtu paralel me këtë kemi edhe investime në terrene sportive. Por kjo nuk është e gjitha, komuna me mjetet vetanake ka të parapara edhe investime tjera paralel me këto, të cilat do të përmirësojnë dukshëm infrastrukturën në qytetin tonë dhe besoj se do të bëjmë një transformim të qytetit të Gostivarit.

Pressonline.al: Çfarë strategjie keni për zhvillimin ekonomik lokal dhe krijimin e vendeve të reja të punës?

Valbon Limani: Duke i pasur parasysh kompetencat të cilat janë shumë të kufizuara në këtë drejtim të pushtetit lokal, kemi disa plane posaçërisht kur bëhet fjalë për bizneset e reja tek të rinjtë. Kemi planifikuar disa lehtësime posaçërisht në ato pjesë ku komuna mund të ndihmijë dhe besoj se me këto lehtësime do të nxisim të rinjtë posaçërisht të fillojnë biznese të reja, kështu start-up-e dhe gjithmonë do të jemi pranë tyre për të zhvilluar edhe ekonominë e qytetit tonë, por mbi të gjitha për ti mbajtur të rinjtë në qytetin tonë.

Pressonline.al: Arsimi dhe rinia shpesh janë të anashkaluara në politikat lokale. Cilat janë planet tuaja për këtë sektor?

Valbon Limani: Arsimi sa i përket infrastrukturës ne kemi punuar mjaft edhe në shkollat edhe në çerdhet e qytetit, duke potencuar se veç në këtë verë u punua në tre shkolla dmth renovime, në tre shkolla fillore dhe do të vazhdojmë me po të njejtën tempo. Gjithashtu kemi disa ide edhe rreth nxënësve më të mirë, të cilët do të kenë një benefit pas mbarimit të vitit shkollor, posaçërisht nxënësit e gjeneratës, për të cilët kemi planifikuar një pako apo stipendion për ato. Paralel me këtë për rininë veçmë funksionojnë tre qendra rinore në Gostivar, dy prej të cilave (IKEN dhe YCCA) tërësisht janë të financuara nga komuna. Shpresojmë se do të kemi mundësi këtë kontribut nfaj këtyre qendrave ta rrisim në vitet e ardhshme dhe besoj se janë një shtytje e mirë për jetën e rinisë këtu në qytetin tonë.

Pressonline.al: Shpesh në nivel lokal kritikohet transparenca dhe keqpërdorimi i buxhetit. Si do ta garantoni llogaridhënien dhe menaxhimin e drejtë të financave?

Valbon Limani: Edhe në këtë drejtim kemi punuar, veçmë është duke u punuar në digitalizimin e arkivës së komunës së Gostivarit, por edhe në të gjithë kërkesat dhe dokumentacionet, të cilat i parashtrojnë qytetarët. Një pjesë më veç është punuar dhe është në funksion. Githashtu paralel me këtë ne gjithmonë për të gjitha projektet të cilat i kemi dalim me të dhëna të sakta se cili projekt është punuar, sa ka kushtuar dhe prej kujt investohet. Por do të vazhdojmë edhe atë që më së miri e bëjmë, kontaktin direkt me qytetarët, ku i bashkëbisedojmë projektet, por edhe ju tregojmë për gjithë atë që bëhet dhe sa kushtojnë ato punët të cilat i bëjmë ne. Gjithsesi në web faqen e komunës figurojnë edhe raportet edhe vjetore dhe tremujore të cilat kanë të bëjnë me financat, por do të bëjmë ç’mos dhe do të tentojmë që transparenca të jetë në nivel maksimal.

Pressonline.al: Gostivari është një komunë multietnike. Si do të siguroheni që të gjitha komunitetet të ndihen të përfaqësuara dhe të përfshira në vendimmarrje?

Valbon Limani: Në komunën tonë jetojnë pra shumë grupe etnike dhe të gjithë ato kanë qenë denjësisht të përfaqësuara në komunën tonë. Komuna e Gostivarit si një prej shembujve është komuna e parë e cila e valëviti flamurin e grupit etnik rom para godinës së komunës së Gostivarit. Gjithashtu, të gjitha festat të cilat i kanë grupet etnike të ndryshme, komuna e Gostivarit me aq mundësi sa ka të gjitha janë të përkrahura nga komuna e Gostivarit. Normal, kërkesat vijnë edhe nga këshilltarët e grupeve etnike të ndryshme dhe do të vazhdojmë të punojmë po në këtë frymë për të dhënë mesazh të qartë se askush nuk guxon të margjinalizohet në kuadër të komunës së Gostivarit dhe shpresoj që do të reflektojë kjo edhe për pushtetin qendror apo për nivelin qendror.

Continue Reading

TOP Lajme