Halil Snopçe nga ASh – VLEN ka akuzuar Blerim Bexhetin se BDI ende mban nën kontroll gjykatësit.
Snopçe madje pyeti Bexhetin se mos vallë BDI e shpërbleu Sali Murat, ish kryetarin e Kushtetueses me rolin e deputetit, pasi i njëjti 5 vjet e mbau lëndën në sirtar.
“Ju keni qenë ministër i drejtësisë ku keni zgjedhur gjykatësit. Mendoni se njerëzit dhe qytetarët hanë bari dhe nuk e dinë se ju ende keni impakt te gjykatësit? Ende nuk mund të inicioni procese që u konvenojnë juve?… A keni parë ju ndokund kryetari i Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet deputet? Mos vallë BDI e shpërbleu Sali Murat që e mbajti për 5 vjet lëndën në sirtar dhe aktivizohet në 100 ditët e para të Qeverisë”, pyet Snopçe.