Connect with us

Lajme

“Gostivari para një viti”: Limani publikon videon, qyteti sivjet pa dekorim për Vitin e Ri

Published

on

Ish-kryetari dhe kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka rikujtuar se si ishte dekoruar qyteti për festat e fundvitit një vit më parë.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Limani ka shkruar: “Gostivari para një viti”, duke aluduar në dekorimet festive që kishin zbukuruar qytetin gjatë asaj periudhe.

Këtë vit, Gostivari ka mbetur pa dekorime për Vitin e Ri. Aktualisht, në krye të komunës është caktuar një i besuar i Qeverisë, i cili do të ushtrojë këtë funksion deri në mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura më 11 janar.

Kujtojmë se paraprakisht të besuarit të Qeverisë ishte premtuar shpallja e kandidatit të VMRO-VLEN për Gostivarin, por kjo nuk ndodhi. Në vend të tij, në garë është futur Nevzat Bejta, i cili më 19 tetor nuk kishte qenë në Gostivar dhe nuk votoi për kandidatin e atëhershëm të VLEN-it për kryetar komune.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *