Connect with us

Lajme

Gostivar, prezantohet platforma digjitale për pagesën e faturave të ujit dhe mbeturinave

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” ka publikuar video-instruksion për platformën digjitale për pagesën e ujit dhe mbeturinave.

Pagesa bëhet në mënyrë të thjesht dhe të sigurt, ndërsa me pagesën e këtyre faturave, qytetarët kontribuojnë në mbarëvajtjen e infrastrukturës së ujit dhe menaxhimit të mbeturinave në Gostivar.

Me ndihmën tuaj, mund të ndërtojmë sisteme më të avancuara për të përmirësuar cilësinë e ujit që pijmë dhe për të mbrojtur mjedisin tonë të çmuar. Kujdesja për mjedisin dhe siguria e ujit janë prioritete të rëndësishme për ne dhe për të ardhmen tonë.

Inkurajojmë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe të paguajnë faturat në kohë. Çdo kontribut është një hap drejt përmirësimit të jetës së përditshme për të gjithë qytetarët.

Për më shumë klikoni këtu: https://euslugi-komunalecgostivar.mk/login

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Më 8 maj Saraji do të jetë vula e ndryshimit të madh

Published

on

By

SARAJI ME 24 PRILL DHE 8 MAJ DO TË JETË VULA E NDRYSHIMIT TË MADH!

Në një atmosferë FITOREJE, SINQERITETI DHE VENDOSSHMËRIE të paparë, sonte bashkërisht me koordinatorin Muhamed Elmazi, zv.koordinatorin Muhamed Rama dhe shumë bartës tjerë të aktivitetit politik në Komunën e Sarajit, takuam një pjesë të strukturave vetëm të disa qendrave të votimit apo vendbanimeve.
Ky elan, organizim dhe mbështetje më bën të sigurtë që pikërisht SARAJI do të jetë VULA e fitores së madhe dhe NDRYSHIMIT!

Vazhdojmë fuqishëm edhe në vendbanimet tjera të Komunës Saraj.
RRUGËTIMI YNË I SINQERTË VAZHDON!

Continue Reading

Lajme

Anketa e fundit e IPIS: Koalicioni VLEN dyfish më i fortë se BDI dhe të tjerët

Published

on

By

Instituti IPIS ka realizuar një anketë të fundit në të cilën shihet se epërsia e opozitës shqiptare- VLEN, karshi BDI-së dhe të tjerëve është e dyfishuar.

Sipas anketës së realizuar në fillim të muajit mars, opozita shqiptar ka rejting prej 15.6%, karshi BDI-së e cila ka 8.6% rejting.
Në kampin maqedonas udhëheq VMRO-ja me 40.4%, ndërsa LSDM ka vetëm 22% mbështetje.

Continue Reading

Lajme

Pritja spektakulare ndaj Taravarit në Strugë (Video)

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot ishte i pranishëm nëhapjen e shtabit zgjedhor në Strugë.

Një ditë pas konventës madhështore në Gostivar, sot kandidati për president, Arben Taravari u prit në mënyrë spektakulare në Strugë nga qindra struganë e struganë.

Hapje të shtabeve pritet të ketë në çdo qytet shqiptar dhe në të gjitha vendbanimet shqiptare.

Ndryshe, sipas sondazheve, kandidati i opozitës shqiptare, Arben Taravari fiton bindshëm ndaj kundërkandidatit të tij Bujar Osmani, dhe se ka gjasa reale për të shkusr në rreth të dytë.

2381b7ae-4620-4eca-9091-2e87a9b67dac

Continue Reading

TOP Lajme