Lajme
Gostivar, 130 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm paraqiten për të votuar më 11 janar
Sipas informatave jozyrtare nga Gostivari, për zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen më 11 janar janë paraqitur rreth 130 persona të sëmurë dhe të pamundur për të votuar në vendvotime.
Nga këta, rreth 100 votues janë paraqitur nga AKI, ndërsa 30 nga VLEN. Partitë e tjera, përfshirë edhe VMRO-DPMNE, nuk kanë paraqitur asnjë votues në këtë kategori, gjë që tregon qartë organizimin dhe mbështetjen e gjerë që gëzon kandidati i AKI, Valbon Limani në terren.
Në garën zgjedhore të 11 janarit në Gostivar përballen Valbon Limani nga AKI dhe Nevzat Bejta nga VLEN, i cili nuk ishte pjesë e garës në rrethin e parë të mbajtur më 19 tetor. Në atë raund, Limani kishte siguruar rreth 17 mijë vota, një rezultat bindës që e pozicionon atë si favorit absolut edhe në zgjedhjet e përsëritura.
Të dhënat e fundit, përfshirë numrin dukshëm më të lartë të votuesve të paraqitur nga AKI për votim në kushte të veçanta, përforcojnë bindjen se qytetarët e Gostivarit vazhdojnë t’i besojnë vizionit, punës dhe angazhimit të Valbon Limanit.
Me këtë mbështetje të fuqishme dhe me avantazhin e qartë nga rrethi i parë, Valbon Limani shihet gjerësisht si fituesi i ardhshëm i zgjedhjeve të 11 janarit në Gostivar.
