Lajme
Gjërat po bëhen serioze: Bekim Qoku mbështet Zulhajratin, kampi kundërshtar në panik
Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN dhe njëherësh përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, ka shprehur mbështetjen e tij për Zuli Demirin, duke e cilësuar si shembull të politikës me nder dhe përkushtim.
Në një postim publik, Qoku thekson se Zuli Demiri nuk është përkulur dhe nuk është bërë pjesë e pazareve politike që, sipas tij, për vite me radhë e kanë mbajtur Vrapçishtin peng. Ai vlerëson se Demiri përfaqëson ndryshimin e vërtetë përballë dështimit, korrupsionit dhe amoralitetit, një ndryshim që buron nga qytetarët dhe u shërben atyre.
Sipas Qokut, Vrapçishti ka nevojë për punë, investime, përgjegjësi dhe llogaridhënie, ndërsa me Zuli Demirin qytetarët fitojnë zë, shpresë dhe arsye për të mos e braktisur vendlindjen.
“Me Zulin jemi të gjithë”, ka përfunduar Qoku, duke u bërë thirrje qytetarëve të Vrapçishtit që, në frymën vetëvendosëse, të mos lëshojnë pe. /Zyrtare/
