Connect with us

Lajme

Gazetari Saliu: Nga VLEN në LEN, në fund EN ia shtojmë një D, del END – FUND

Published

on

Koalicioni shqiptar VLEN, që dikur u promovua si “Fronti i ndryshimit”, po përballet me turbullira të brendshme politike që po e lëkundin seriozisht kohezionin e tij. Pas largimit zyrtar të Aleancës për Shqiptarët së Arben Taravarit dhe përçarjeve të hapura brenda Alternativës, gazetari Urim Saliu ka reaguar me një koment ironik që po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale.

“Nga VLEN në LEN dhe nga LEN në EN. Dhe kur EN ia shtojmë një D në fund, del END, domethënë FUND”, shkruan Saliu, duke përshkruar në mënyrë simbolike degradimin e unitetit brenda koalicionit opozitar.

Kjo deklaratë pason zhvillimet e ditëve të fundit, ku përveç largimit të ASH-së, brenda Alternativës janë shfaqur ndarje të thella, me zëra kritikë që kërkojnë mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë dhe madje rikthim të vlerave fillestare të partisë që po rrezikohen nga, siç thuhet, “instrumentalizimi i Alternativës në shërbim të partive të tjera”.

Disa burime të brendshme flasin për trysni të jashtme dhe pakënaqësi për rolin e Alternativës brenda Qeverisë, ndërsa të tjerë e shohin këtë si pasojë të mungesës së qartësisë strategjike dhe ndarjes së pushtetit.

Në këtë kontekst, batuta e Urim Saliut nuk është vetëm sarkazëm, por edhe një sinjal alarmi për rrëshqitjen e koalicionit drejt një fragmentimi të pashmangshëm politik.

Nëse trendi i përçarjes vazhdon, “VLEN” rrezikon të shndërrohet jo vetëm në formulë të dështuar politike, por edhe në një shembull klasik se si përplasjet personale dhe mungesa e vizionit të përbashkët mund të rrënojnë shpejt shpresën për ndryshimin e proklamuar nga VLEN.

Continue Reading

Lajme

23-0 në fondin pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut

Published

on

By

Fondi Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, përmes agjensionit për Administratë ka shpallur konkurset për të 23 vende pune në këtë institucion ku të gjitha vendet e punës janë shpallur për pjesën e Maqedonisë lindore ku nuk ka shqiptarë duke thelluar kështu ndasitë me 23 punësime maqedonas dhe asnjë shqiptarë, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Shpërblehet antishqiptari Petar Bogojeski: Nga Erasmus shkon në një pozicion tjetër qeveritar, ai përpërit marrëveshjen e koalicionit me Mickoskin

Published

on

By

Kryetari i partisë Koncepti Maqedonas, Petar Bogojeski, partner i koalicionit të VMRO-DPMNE-së në pushtet, njoftoi se dje është takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe në atë takim janë dakorduar për rishpërndarjen e pozicioneve dhe institucioneve që do të menaxhohen nga Koncepti Maqedonas brenda degës ekzekutive, si dhe është konfirmuar se Bogojeski do të drejtojë një institucion tjetër. Ai është aktualisht Drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, dhe u emërua në prill të vitit 2025.

“Në përputhje me Vendimin e Kryesisë së partisë politike Koncepti Maqedonas i datës 23.06.2025, sot u zhvillua një takim zyrtar midis Kryetarit Dr. Petar Bogojeski dhe Kryetarit të VMRO-DPMNE Dr. Hristijan Mickoski, në të cilin u konkludua si më poshtë: Së pari, u konfirmua bashkëpunimi i mirë në kuadër të Koalicionit “Maqedonia Juaj”. Së dyti, u dha një vlerësim pozitiv për funksionimin e Qeverisë së Koalicionit deri më tani, me një tregues të fokusit shtesë në fusha të caktuara të prioriteteve politike. Së treti, u ra dakord për një paraqitje të përbashkët në Zgjedhjet e ardhshme Lokale në vitin 2025, me një bindje të përbashkët për një fitore të madhe”, njoftoi Bogojeski.

Koncepti Maqedonas ka paraqitur sugjerimet e tij për prioritetet programore të Qeverisë për vitin e ardhshëm, për të cilat Bogojeski thotë se publiku do të informohet në kohën e duhur.

Në vitin 2018, kur Bogojeski, si një “reformator dhe fraksionist”, u shkarkua nga pozicioni i tij si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, pas së cilës ai formoi Konceptin Maqedonas.

Kryeministri Mickoski tha në aktivitetin e sotëm me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Administratës Publike se kjo ditë është “një thirrje për të kapërcyer më në fund sëmundjet që kanë gërryer administratën publike për një kohë shumë të gjatë dhe për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm: partishmëria, nepotizmi, joefikasiteti, klientelizmi”.

“Ka ardhur koha për ndryshim. Ndryshim i vërtetë. Për një kohë në të cilën dija dhe përpjekja do të jenë më të rëndësishme se një kartë anëtarësimi në parti. Për një kohë në të cilën profesionalizmi do të jetë standardi, jo përjashtimi”, tha Mickoski, ndër të tjera.

Continue Reading

Lajme

Në agjensionin e ushqimit dhe veterinarisë avansohet tetë maqedonas një shqiptarë (Foto)

Published

on

By

Në agjensionin e ushqimit dhe të veterinarisë janë avansuar tetë maqedonas dhe vetëm një shqiptarë përmes një konkursi intern me nr .02/2025 i publikuar më 04.046.2025. Diskriminimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit vazhdon edhe më tej në të tgjitha nivelet e vendit, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme