Connect with us

Lajme

Gashi: Gjithçka që pati BDI në kampin opozitar tani i ka marrë pranë veti!

Published

on

Dalja në zgjedhje e shqiptarëve në dy blloqe është e shëndetshme dhe besoj që do të rritet edhe numri i deputetëve shqiptarë. Këtë e tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Zoom” në TVM2.

Gashi tha se koalicioni VLEN ka njohuri dhe dije si dhe guximin për ta sjell ndryshimin dhe nuk dirigjohen nga askush por se janë “zëri dhe vullneti i gjithë shqiptarëve”.

Gashi tha se spektri politik shqiptar po shkon drejt pjekjes politike, dhe se 30 vite demokraci janë pak për të pjekur.
“Kemi kaluar atë fazën kur ka qenë PPD një parti, pastaj edhe PDSH, me lutën BDI e PDSH dhe pastaj erdhi koha kur duhej PDSH. Për fat të keq gjatë kohë BDI dhe PDSH kanë patur një marrëveshje që të luftohet çdo subjekt i tretë që del në skenë dhe përveç mungesës së pjekurisë së nevojshme një faktor tjetër i rëndësishëm është dëshira apo intenca apo përpjekja e Ahmetit që të mos merret me zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, por më tepër është marrë me përçarjen e kundërshtarëve”, deklaroi Gashi, duke shtuar se përmes maksimës përçaj e sundo ka mbetur kështu në pushtet.

Gashi tha se BDI gjithçka që pati në kampin opozitar kanë shkuar të BDI dhe nga ana tjetër ky vullneti për bashkim dhe koaliconim, tregon se ne jemi në një fazë të pjekurisë politike.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme