Connect with us

Lajme

Ganiu: Paska dalë në Çair falsifikatori i thirrjes akademike Arbër Ademi (Video)

Published

on

Paska dalë në Çair falsifikatori i thirrjes akademike Arbër Ademi për të mashtruar edhe njëherë. Pak ju duk mashtrimi që bëri me thirrjen akademike docent duke qenë ministër dhe tash me gojën plot sërish po mashtron. Mashtrimin që e bëri duke qenë ministër ishte se u zgjodh në mënyrë të paligjshme docent ndërsa gjatë periudhës së zgjedhjes së tij pozita e tij në UT ishte në pushim. Ai pra kishte një vend pune, ishte ministër dhe në të njëjtën kohë themeloi vend të ri pune pa u larguar nga pozita e ministrit.

Këto shkelje ndodhin vetëm te ne dhe me këtë qeveri të BDI-së të korruptuar deri në fyt dhe me ndikim në gjyqësor, siç po ndodh edhe tani. Kur pikërisht Arbër Ademi del e përhap gënjeshtra në opinion dhe jep informacione skajshmërish të rrejshme ku përmendet Komuna e Çairit.
Sa për sqarim Arbër Ademi thotë se Komuna e Çairit merr para nga Kazinot që gjenden në objektet e Stadiumit të Çairit, e me këtë duke e shtrembëruar të vërtetën dhe duke nxjerr fakte të rrejshme njollos gjithë banorët e Çairit, njollos Stadiumin e Çairit që e kemi si shpirtin tonë njollos njerëz pa fije turpi.

E vërteta është se Stadiumi iu kthye Komunës së Çairit në vitin 2016 por na u kthye me objekte që paraprakisht ishin dhënë me koncesion për shfrytëzim deri në vitin 2054. Ripotencoj objektet janë të dhëna me koncesion nga viti 2005 dhe vlejnë deri në vitin 2054 dhe pikërisht këtë koncesion e ka dhënë drejtori i atëhershëm i BDI-së që udhëhiqte Ndërmarrjen për ekonomizim me objektet sportive.
Hutinë e kanë bërë në kokën e vet dhe mos ta bëjnë te popullata ngaqë as Komuna e Çairit nuk merr para nga kazinot e as Rafet Muminoviqi nuk merret me kazino sepse i ka dhënë objektet me qira, me kazino merret kazinomeni Artan Grubi, me kazino merret dora e djathtë e tij Përparim Bajrami të cilët hapën e vazhdojnë të hapin kazino në secilin kënd, po madje na i futën zullumin në shtëpi duke i sjell kazinot edhe online, po na i rrezikojnë familjet, po na i rrezikojnë fëmijët po na i rrezikojnë shoqërinë, përfundon kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari: Koalicioni VLEN dështoi për shkak të mungesës së respektit ndaj votuesve

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka folur hapur mbi arsyet që e çuan subjektin e tij të braktisë koalicionin VLEN dhe të ndërpresë bashkëpunimin në kuadër të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për Nacionale, Taravari tha se vendimi nuk ishte as spontan, as emocional, por i ndërtuar mbi një analizë të gjatë të situatës politike dhe sjelljes së partnerëve të deridjeshëm.

“Kur mungon respekti për qytetarin që të ka dhënë votën, çdo projekt politik humbet kuptimin. Ajo që pamë brenda VLEN ishte arrogancë politike, jo partneritet i barabartë,” deklaroi Taravari.

Ai shpjegoi se vendimi për të dalë me lista të veçanta për zgjedhjet këshilltare nuk u mirëprit nga partnerët e koalicionit dhe, përkundrazi, u shoqërua me akuza dhe tensione që, sipas tij, e bënë bashkëpunimin të pamundur.

Megjithëse i vetëdijshëm se largimi ka shkaktuar zhgënjim te një pjesë e anëtarësisë dhe mbështetësve të koalicionit, Taravari është i bindur se ky është hapi i duhur për të ruajtur integritetin politik dhe për të mos u bërë pjesë e një qeverisjeje që nuk pasqyron vullnetin e plotë të shqiptarëve në vend.

“Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë e vetme në zgjedhjet lokale, me synimin për të forcuar lidhjen me qytetarët dhe për të ndërtuar një alternativë të ndershme përfaqësimi,” përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme

Taravari për MCN: Qeveria hoqi balancuesin por nuk na mundësoi të sjellim ligjin për pëfaqësim të drejtë, skemi çka kërkojmë më shumë aty

Published

on

By

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për MCN në Shqipëri ka folur për arsyet e largimit të ASH-së nga VLEN-i dhe nga qevria duke theksuar se ASH-ja nuk është mësuar të jetë kukull por është pjesë e vendimarrjes. Taravari shton se qevria e kryesuar nga partneri më i madh në vazhdimësi ka bllokuar punën e partnerëve shqiptarë dhe një ndër këto është edhe shfuqizimi i mekanizmit të Badenterit. Ishim dakorduar që nga nëntori të sillet ligji për përfaqësim të drejtë dhe për këtë jemi bllokuar dhe ja tani jemi në Maj ende nuk kemi një ligj të tillë dhe kjo tregon se skemi çfarë kërkojmë aty kështu kemi vendosur të kthehemi te qytetari

Continue Reading

TOP Lajme