Connect with us

Lajme

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim, Taravari dhe Klekovski i urojnë fat dhe suksese

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të tyre për punësim.

“Në seancën e dytë të Qeverisë vitin e kaluar, morëm vendim për të zgjidhur problemin me praktikantët privatë. Kishte gjithsej 600 praktikantë, 584 praktikantë privatë aplikuan për aplikim. Procedura ka filluar që sot, konkurset janë të hapura në shumicën e spitaleve. Konkretisht, ishim në amfiteatrin e Imunologjisë, 89 kandidatë për punë, praktikantë privatë, të cilët do të punësohen në 13 klinika në Qendrën Klinike. Testimi për Tetovën dhe Gostivarin do të vazhdojë të hënën dhe në ditët në vijim javën e ardhshme, do të vazhdojë testimi për 300 praktikantët e parë, kështu që po zgjidhim një problem të kahershëm”, shpjegoi ministri në një deklaratë për mediat.

Ai përsëriti se ka mungesë të kuadrit në pjesën më të madhe të spitaleve dhe klinkave në vend.

Për grupin e parë prej 300 personave, shprehu shpresë se me testime dhe intervista deri në fund të javës së ardhshme, pastaj komisione do të vërtetojnë se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet, dhe pastaj do të merren vendime për punë. Të tjerët, më pak se 300, siç paralajmëroi ministrim mbeten për nga fundi i vitit – në nëntor.

“U dëshirojmë fat specializantëve, të gjithë të kalojnë dhe të punësohen”, tha Taravari.

Drejori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Klekovski tha se po punohet për zgjidhjen e marrëdhënies së punës për punonjësit me kontratë në shëndetësi.

“Procesi është zvarritur sepse është dashur të repsektohen të gjitha procedurat ligjore”, u përgjigj Klekovski në pyetjen e gazetarëve

Continue Reading

Lajme

ASH: Nga kauza kombëtare te kauza personale – VLEN e mbërthyer nga krimi – hesht për të mbijetuar politikisht

Published

on

By

Pas një viti qeverisje, grupacioni politik VLEN, i udhëhequr nga Izet Mexhiti, ka dështuar të përmbushë premtimet e dhëna qytetarëve shqiptarë. Përkundrazi, ajo që shohim është një qeverisje e bazuar në vazalitet politik, pranueshmëri të verbër të urdhrave nga VMRO-DPMNE, shurdhëri ndaj kërkesave të shqiptarëve dhe thellim të praktikave korruptive në të gjitha nivelet. VLEN sot përfaqëson një elitë të kapur politikisht, e zhytur deri në fyt në afera ndërtimore kriminale dhe pazare të errëta me industrinë e bixhozit.

Skandali më flagrant është rasti i pronës së njohur si “Monopoli i Tetovës”, simbol i historisë kolektive shqiptare, e cila u ble për një shumë qesharake prej 7 mijë eurosh dhe më pas u shit për 5 milionë euro, një krim ekonomik dhe kulturor i paprecedentë. Ndërkohë, në Çair vazhdon saga e ndërtimeve të egra me përfitime të paligjshme që kapin shifrën mbi 225 milionë euro, ndërkohë që heshtja e VLEN është dëshmi e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me këtë model mafioz. Skandali me donacionin prej 800 mijë eurosh nga kompania UNIPROMET për Bilall Kasamin vetëm sa e vulos lidhjen e kësaj garniture me oligarkët dhe kapjen e pushtetit për interesa klanore.

Në aspektin politik dhe shtetformues, VLEN ka shkelur çdo zotim parazgjedhor. Premtimi se do të tërhiqeshin nga qeveria nëse për gjashtë muaj nuk realizohen ndryshimet kushtetuese, ka mbetur fjalë boshe. Në vend të përfaqësimit të barabartë, sot po shohim një administratë ku për çdo 30 maqedonas punësohet vetëm një shqiptar, duke e bërë të pavlefshëm edhe ligjin e cunguar për përfaqësim adekuat. VLEN hesht përballë diskriminimit institucional dhe mbingarkesës së administratës me vetëm një etnitet.

Asnjë progres nuk është bërë në sferën e decentralizimit fiskal dhe zhvillimit të barabartë rajonal, përkundrazi, ligjet e reja të përgatitura nga VMRO-DPMNE vetëm thellojnë centralizimin. Po aq alarmant është dështimi i plotë në fushën e politikave për mërgatën: asnjë mërgimtar nuk është kthyer, asnjë zonë ekonomike për diasporën nuk është themeluar, dhe projekti për bankën shqiptare ka mbetur në letër. Premtimet për kredi me 0% për çiftet e reja, për ndihma mujore për fëmijët, për terrene sportive dhe për shtesat për studentët cilësorë kanë përfunduar në heshtje dhe neglizhencë totale.

Në fushën e arsimit dhe kulturës, VLEN nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ndërtimin e objekteve të reja në komunat shqiptare, ndonëse mungesa e infrastrukturës është dramatike. Iniciativa për “Erasmusin shqiptar”, për specializimin e universiteteve publike në gjuhën shqipe dhe për hapjen e qendrave kulturore, është thjesht një rresht në program, i pambështetur me asnjë veprim konkret. Gjendja e gjuhës shqipe në institucione është degraduese, dhe premtimi për barazi të plotë gjuhësore ka mbetur i pashkruar dhe i pazbatueshëm.

VLEN ka dështuar të trajtojë edhe çështjet e ndjeshme të historisë sonë kombëtare. Asnjë fjalë për të përndjekurit shqiptarë të komunizmit jugosllav, asnjë veprim për njohjen e kontributit të ish-ushtarëve të UÇK-së, dhe një heshtje e turpshme kur LSDM propozoi ligj vetëm për “Branitellat”.

Në fushën e shëndetësisë, VLEN kishte premtuar hapjen e gjashtë spitaleve të reja që do të menaxhoheshin nga komunat – por asgjë nuk është lëvizur në këtë drejtim. Po ashtu, premtimi për një Zonë të Lirë Ekonomike Rinore ka mbetur në letër, ashtu si edhe zotimi për ndarjen e përfitimeve nga shitja e pronave shtetërore – një premtim për 10 mijë euro për qytetarët që në realitet është përkthyer në përfitime të mëdha për klanet e VLEN dhe zero për qytetarët.

VLEN është sot një partner i bindur i një projekti që cenon shtetin multietnik dhe marginalizon shqiptarët. Me premtime të pambajtura, me gjunjëzim të hapur ndaj VMRO-DPMNE-së dhe me dështim të thellë në çdo sferë të premtuar, VLEN ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik për të folur në emër të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët thekson se përfaqësimi i vërtetë fillon me mbrojtjen e interesit publik, me llogaridhënie, dhe me ndershmëri në qeverisje. Shqiptarët meritojnë më shumë se heshtje, më shumë se pazare, dhe shumë më tepër se keqpërdorim.

Koha është për llogaridhënie. Koha është për ndryshim të vërtetë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Mentor Nazarko: Veprimi i Taravarit ishte sakrificë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve

Published

on

By

Gazetari dhe analisti i njohur Mentor Nazarko, në një deklaratë ekskluzive për PressOnline.al, ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe ka theksuar se faktori politik shqiptar ndodhet përballë një sfide të madhe: të gjejë një emërues minimal të përbashkët që të rrisë peshën e tij politike.

“Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut duhet të gjejë patjetër një emërues minimal të përbashkët mes dy blloqeve kryesore politike që sot janë në konflikt të thellë, por edhe midis këtyre forcave politike dhe Shqipërisë zyrtare. Po ashtu, është thelbësore të krijohet një koordinim midis Shqipërisë zyrtare dhe Kosovës zyrtare,” u shpreh Nazarko për PressOnline.al

Sipas tij, fakti që faktori shqiptar sot vepron i fragmentuar e bën atë më të dobët dhe më të lehtë për t’u manipuluar nga faktorë të tjerë. “Faktori shqiptar, nëse vepron i bashkuar dhe si një i tërë, ka një peshë të konsiderueshme politike; përndryshe, nëse vepron i fragmentuar dhe i ndarë, shndërrohet në një faktor të parëndësishëm dhe të parashikueshëm nga të tjerët,” theksoi Nazarko.

Duke komentuar edhe veprimin e fundit të zotit Taravari, Nazarko e vlerëson atë si një hap që shkon përtej interesave të ngushta partiake.

“Mund ta konsideroj një akt sakrifice, sepse ai vuri në plan të dytë interesat pragmatike, përfaqësimin, punësimet e të tjera, për të rritur ndjeshmërinë dhe ndërgjegjësimin për situatën e vështirë ku gjendet faktori shqiptar sot: dobësimi i korpusit të të drejtave të shqiptarëve, si në nivel shtetëror dhe institucional, ashtu edhe në nivel shoqëror,” tha më tej Nazarko.(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Kryetari Limani nderon mërgimtarin Senad Mamudi – Erdhi nga Zvicra në Çegran me biçikletë

Published

on

By

Në një ceremoni simbolike të zhvilluar në Çegran, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, nderoi mërgimtarin Senad Mamudi me mirënjohje për aktin e tij të pazakontë dhe frymëzues – udhëtimin me biçikletë nga Zvicra deri në Gostivar, transmeton Flaka

“Në vendlindjen e tij, në Çegran, pata kënaqësinë ta nderoj me mirënjohje mërgimtarin Senad Mamudi, i cili udhëtoi me biçikletë nga Zvicra deri në Gostivar. Ky ishte një akt i fuqishëm dashurie për vendlindjen, një mesazh frymëzues dhe ftesë simbolike për të gjithë mërgimtarët se rruga drejt atdheut duhet të jetë e shpeshtë dhe e hapur gjithmonë,” u shpreh Limani.

Siç raportoi edhe Flaka, Senad Mamudi përshkoi plot 1.600 kilometra për tetë ditë, duke nisur udhëtimin e tij nga Zvicra të shtunën e javës së kaluar dhe duke mbërritur në Çegran këtë të diel në mesditë. Me biçikletë, përmes motesh të ndryshme dhe sfidave të udhëtimit, Mamudi i dha një kuptim të ri fjalës “mërgimtar” dhe tregoi një lidhje të thellë me tokën e tij.

Ky gjest i rrallë është përshëndetur gjerësisht nga komuniteti dhe ka marrë vëmendje të veçantë si një shembull i përkushtimit, dashurisë për vendlindjen dhe frymëzimit për brezat e rinj në mërgatë. Flaka

Continue Reading

TOP Lajme