Connect with us

Lajme

Fetai-Teitelbaum: Procesi i inkiadrimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet

Published

on

 

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka informuar se në Sarajevë është takuar me Senatoren belge Viviane Teitelbaum, anëtare e Komitetit Këshillues Federal për Çështjet Evropiane, me të cilën kanë diskutuar mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe domosdonë e përshpejtimit të këtij proces.

“E informova Senatoren Teitelbaum mbi reformat që Maqedonia e Veriut po ndërmerr si pjesë e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë në shtetin e së drejtës dhe reformën e administratës publike. Belgjika mbetet një mbështetëse e fortë e zgjerimit të BE-së dhe e përpjekjeve të vendit tonë për integrim në familjen evropiane”, ka shkruar Fetai.

Fetai ka shkruar se në emër të Qeverisë, Senatores Teitelbaum i ka shprehur mirënjohjen tonë të thellë për solidaritetin që Belgjika tregoi pas tragjedisë në Koçan, duke mirëpritur katër pacientë për trajtim në spitalet belge.

Sipas Fetait, ky akt humaniteti dhe mbështetjeje që ka shprehur Belgjika ndaj vendit tonë është dëshmi e lidhjeve të forta mes dy vendeve tona.

Continue Reading

Lajme

Imeri: Së shpejti me iniciativë në Kuvend të flasim për mazutin kancerogjen

Published

on

By

 

Deputetja e koalicionit VLEN përmes një publikimi në rrjetin e saj social ka bërë të ditur se shumë shpejt si grup parlamentar VLEN do të ngrisin iniciativën në Kuvend për mazutin kancerogjen.

Kujtojmë që, për këtë rast Policia dhe Prokuroria realizuan një aksion të përbashkët, siç njihet në opinion si rasti “Mazuti”, ku rreth 13 persona dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 167 milionë euro, gjatë furnizimit me mazut që dyshohet se është kancerogjen, e që ka përfunduar në TEC “Negotinë”.

Në mesin e të dyshuarve është edhe ish drejtori i EMV-së, V.K., i cili është në arrati, pronari i kompanisë “RKM”, R.K. dhe pronari i “Pucko Petrol”, A.J., E.S. dhe një ish-drejtori tjetër i EMV-së.

Continue Reading

Lajme

Durmishi: Ne do të mbështesim çdo marrëveshje që arrihet mes sindikatave dhe punëdhënësve, përmes dialogut ekonomik e social

Published

on

By

 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar që kanë pasur takim me përfaqësuesit e sindikatave ku kanë diskutuar për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin sindikal.

“Nga takimi me përfaqësuesit e sindikatave, ku diskutuam për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin sindikal. Qëndrimi ynë si Qeveri është i qartë: Paga minimale përcaktohet me ligj dhe afati për caktimin e saj është 31 mars. Ne do të mbështesim çdo marrëveshje që arrihet mes sindikatave dhe punëdhënësve, përmes dialogut ekonomik e social”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Ai ka shtuar tutje se Ministria që ai udhëheq do të jetë partnere e sigurt dhe janë të gatshëm për dialog në çdo kohë.

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet partnere e sigurt dhe e hapur për bashkëpunim me punëtorët dhe punëdhënësit. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, kurdoherë që palët e kërkojnë”, ka përfunduar Durmishi.

Continue Reading

Lajme

Limani: Punonjësit socialë janë nxitës të ndryshimeve në shoqëri dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm

Published

on

By

 

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka njoftuar që sot ka realizuar takim pune me drejtorët e Qendrave për Punë Sociale dhe të institucioneve publike për mbrojtje sociale. Nga atje ka theksuar se këto takime do të shndërrohen në praktikë të rregulltë.

“Së bashku me zëvendësministrin Velkovski dhe një pjesë të Kabinetit, zhvilluam takim pune shumë produktiv me drejtorët e Qendrave për Punë Sociale dhe të institucioneve publike për mbrojtje sociale. Ky lloj takimesh do të bëhet praktikë e rregullt, por do të organizohen edhe vizita të vazhdueshme në qendrat për punë sociale dhe në institucionet, me qëllim që së bashku t’i shqyrtojmë sfidat aktuale me të cilat përballen institucionet tona, të shkëmbejmë përvoja dhe – më e rëndësishmja – të dakordohemi për hapa konkretë për përmirësimin e sistemit”, ka shkruar ministri Fatmir Limani.

Ai gjithashtu ka njoftuar se në takim kanë diskutuar edhe për procedurat e sigurimit fizik çështje për të cilën tha se është në fazën e fundit.
“Diskutuam për disa çështje kyçe, përfshirë ngjarjen në Prilep dhe ekspozimin e punonjësve socialë ndaj sfidave gjatë përmbushjes së detyrave të tyre të punës. Në këtë drejtim, i informova se procedura për sigurim fizik është në fazën përfundimtare. Folem gjithashtu për përmirësimin e kushteve të punës, planet për renovimin e qendrave, nevojën për punësime të reja, rritjen e pagave në mbrojtjen sociale dhe implementimin e sistemit SWIS. Punonjësit socialë janë nxitës të ndryshimeve në shoqëri dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm. Ministria është e gatshme për mbështetje të plotë dhe bashkëpunim, me qëllim që së bashku të krijojmë politika dhe masa që do të sigurojnë shërbime sociale më cilësore për qytetarët, por edhe punonjës të kënaqur dhe të motivuar”, ka përfunduar Limani.

Continue Reading

TOP Lajme