Connect with us

Lajme

Fetai: Qeveria e mëparshme nuk ishte e interesuar të merrej me korrupsionin për shkak të konfliktit të interesave personale

Published

on

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai në pyetjen e gazetarëve për vlerësimin pas ditëve të para të marrjes së detyrës, ai beson se Strategjia për luftën kundër korrupsionit nuk është zbatuar dhe ka shprehur dyshimin se kjo është për shkak të një lidhjeje mes zyrtarëve dhe sektorit të biznesit.

– Kemi dëgjuar për konkluzionet e raportit të KSHPKK-së, e dimë që Strategjia për luftën kundër korrupsionit nuk është zbatuar. Është rezultat i mungesës së vullnetit politik. Kemi strategji të mira, ligje të mira në letër, por kur vjen puna tek zbatimi, qeveria e mëparshme thjesht nuk ishte e interesuar. Është për shkak të konfliktit të tyre të interesit dhe bizneseve të tyre në institucione, tha Fetai.

Zëvendëskryeministri Fetai pas vizitës së tij në Gostivar dhe daljes së tij të parë publike, ai bëri deklarata në shqip dhe anglisht, sepse, siç tha ai, nuk mund të shprehej në maqedonisht. Ai foli edhe për prioritetet që do të përcaktojë me ekipin e tij dhe janë të fokusuar në tre drejtime.

– E para do të jetë çështja e konfiskimit të pasurisë së zyrtarëve të qeverisë. Deri në shtator shpresoj se do të kemi strategji të re për hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurisë. Për herë të parë kjo çështje do të ngrihet në nivelin më të lartë politik, në vend të atij teknik, në nivel të shërbyesve civilë, theksoi Fetai.

Si prioritet të dytë ka theksuar qeverisjen e mirë dhe transparencën, të cilat do të mbulohen nga Strategjia e Qeverisë për Transparencë dhe rishikimi i saj, sepse siç tha duhet të identifikohen sfidat dhe pengesat.

Si një nga prioritetet kryesore, ai përmendi bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe forcimin e transparencës.

– Kemi ligj për qasje në informacionin publik që mezi zbatohet. Vetëm disa institucione e përmbushin obligimin ligjor lidhur me dokumentet që duhet të jenë në dispozicion të publikut, tha Fetai. Njoftoi se në ditët në vijim pritet të takohet dhe konsultohet me partnerë ndërkombëtarë, institucione kombëtare, partnerë në luftën kundër korrupsionit, si Prokurorinë Publike, Entin Shtetëror të Auditimit , Zyra e Auditimit të IPA Fondeve.

– Punët po shkojnë mirë, por më duhet pak kohë që të kemi prioritete të përcaktuara qartë që do t’i arrijmë deri në fund të vitit. Nuk dua të nxitohem shumë para se të përcaktojmë hapat e ardhshëm, theksoj zëvendëskryeministri Fetai.

Continue Reading

Lajme

Kërcënimet ndaj gazetarit Nevrij Ademi, reagon ASH-ja e Taravarit

Published

on

By

Pas kërcënimeve të raportuara ndaj gazetarit Nevrij Ademi, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, duke dënuar ashpër gjuhën e presionit dhe frikësimit nga eksponentë të partive në pushtet.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nga eksponentë të partive në pushtet. Këto veprime janë të papranueshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e medias dhe të shprehjes. Fjalën e lirë nuk do ta ndalë askush me frikësim. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë sigurinë e gazetarëve.” thuhet në reagimin e ASH-Taravari

Me këtë, Aleanca për Shqiptarët i bashkohet reagimeve të mëhershme nga Bujar Osmani dhe Faton Ahmeti, duke ngritur zërin kundër kërcënimeve që, sipas tyre, rrezikojnë themelet e demokracisë dhe lirinë e medias në vend.

Continue Reading

Lajme

Çerdhja “Lulishtja” në Gostivar me fasadë të re, Limani: Ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka bërë të ditur se në çerdhen për fëmijë “Lulishtja” në Gostivar ka investuar 65 mijë euro për rregullimin e fasadës së re, kanalet kulluese të ujit, hyrjet dhe disa punim të tjera, transmeton TV21. Në një prononcim për mediat Limani theksoi se ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik.

“Ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik të këtij objekti si gjatë muajve të dimrit, por edhe gjatë muajve të verës. Janë bërë edhe punime të tjera në pjesën e jashtme të objektit. E gjithë kjo, ky ndryshim është bërë në bashkëpunim me çerdhen, me mjetet vetanake të çerdhes por edhe me ndihmën e komunës. Shpresojmë se këto investime do të ndihmojnë në mbarëvajtjen më të mirë të procesit këtu në çerdhe. Nuk do të ndalemi këtu, biseduam me drejtoreshën edhe për projekte tjera në të ardhmen që kushtet në të gjitha çerdhet e Gostivarit të jenë dinjitoze, të mira për fëmijët tanë”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani me bashkëpunëtorë viziton burimet e ujit të fshatit Vrapçisht, Zubovcë dhe Gallatë

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani i shoqëruar nga sekretari i komunës Erdal Ahmedi dhe kryetari i këshillit komunal sot kanë vizituar burimet e ujit të fshatrave Vrapçisht, Gallatë dhe Zubovcë. Në këto burime kanë filluar punimet për sanimin rezervuarve dhe renovimin e rrjetit të ujësjellësit me qëllim të sigurohet furnizim i pandërprerë me ujë për këto fshatra, shkruan Top24

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës ujore dhe rritjes së cilësisë së jetesës për banorët tonë. Ne do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtij procesi dhe t’u shërbejmë më së miri nevojave të qytetarëve.” tha Isen Shabani.

Continue Reading

TOP Lajme