Connect with us

Lajme

Fetai: Pikat kufitare me Kosovën u bënë, vjen edhe ligji për përfaqësim të drejtë

Published

on

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka theksuar arritjet më të fundit të qeverisë, duke veçuar funksionalizimin e pikave të përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shumë shpejt, bëhet edhe ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, shkruan Fetai, duke shtuar se këto janë vetëm fillimi i një varg projektesh strategjike që shqiptarët i kanë pritur për dekada.

Në fund të deklaratës së tij, ai ka përdorur një shprehje popullore për t’iu përgjigjur kritikëve: “Qentë lehin, karvani ecën.”

Continue Reading