Connect with us

Lajme

Fetai për Selën: Pehlivani i Aliut, partinë e sheh si pronë private dhe mjet pasurimi

Published

on

Shkruan: Arben Fetai, zv.kryeministër

Pehlivani nuk ka emër. Ai njihet vetëm në emër të pronarit. Nuk ka qëndrim të vetin, nuk ka vizion të vetin – thjesht zbaton urdhrat e atij që e komandon.

Pehlivani i Aliut, që gjithë ditën e ka gojën plot Evropë e Perëndim, mbrëmë foli hapur kundër kthimit të diasporës dhe vjelli mllefin e tij kundër atyre që kthehen për të kontribuar në vendlindje.

Natyrisht, kthimi i diasporës nuk është në përputhje me agjendën e shefit të tij, sepse Aliu e dëboi këtë popull, dhe tani që ne po kthehemi, është e rëndë për të dhe pehlivanat e tij ta pranojnë këtë realitet.

Pehlivani i Aliut po sheh ëndrra syçelë edhe në ambiente me ndriçim të fortë, si në studion e mbrëmshme. Sado që përpiqet të manovrojë si lider, nënvetëdija e tradhton, veprimtaria e përditshme e demaskon.

Ai e sheh partinë si pronë private dhe mjet pasurimi. Dhe si për ta konfirmuar këtë, mbrëmë pehlivani vajtoi edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit në ASH. Kur ishte kryetar partie, dështoi; kur e bëmë kryetar Kuvendi, na tradhtoi. Tani ka gjetur ngushëllim në prehërin e Aliut që e bëri kryetar Kuvendi në hotel!

Aleanca për Shqiptarët ka pasur dhe do të ketë vetëm një qëllim: të mbrojë interesat e shqiptarëve. Të sigurojë që ata të kenë zë dhe të mos lihen pas dore. Këtë nuk mund ta arrinim pa rrëzuar diktaturën ahmetiane në Maqedoninë e Veriut.

Dhe këtë qëllim e arritëm! Madje, edhe më shumë se kaq: duke punuar për të larguar të keqen – BDI-në – demaskuam edhe “ushtarët” e Aliut, ata që hiqeshin si opozitarë, por që në fakt ishin vetëm pehlivanë.

Ne e zhveshëm BDI-në nga pushteti, dhe pehlivanët nga maska e opozitarizmit të rremë!
Maskat kanë rënë. Rruga përpara është më e qartë se kurrë!

Continue Reading

Lajme

Kërcënimet ndaj gazetarit Nevrij Ademi, reagon ASH-ja e Taravarit

Published

on

By

Pas kërcënimeve të raportuara ndaj gazetarit Nevrij Ademi, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, duke dënuar ashpër gjuhën e presionit dhe frikësimit nga eksponentë të partive në pushtet.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nga eksponentë të partive në pushtet. Këto veprime janë të papranueshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e medias dhe të shprehjes. Fjalën e lirë nuk do ta ndalë askush me frikësim. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë sigurinë e gazetarëve.” thuhet në reagimin e ASH-Taravari

Me këtë, Aleanca për Shqiptarët i bashkohet reagimeve të mëhershme nga Bujar Osmani dhe Faton Ahmeti, duke ngritur zërin kundër kërcënimeve që, sipas tyre, rrezikojnë themelet e demokracisë dhe lirinë e medias në vend.

Continue Reading

Lajme

Çerdhja “Lulishtja” në Gostivar me fasadë të re, Limani: Ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka bërë të ditur se në çerdhen për fëmijë “Lulishtja” në Gostivar ka investuar 65 mijë euro për rregullimin e fasadës së re, kanalet kulluese të ujit, hyrjet dhe disa punim të tjera, transmeton TV21. Në një prononcim për mediat Limani theksoi se ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik.

“Ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik të këtij objekti si gjatë muajve të dimrit, por edhe gjatë muajve të verës. Janë bërë edhe punime të tjera në pjesën e jashtme të objektit. E gjithë kjo, ky ndryshim është bërë në bashkëpunim me çerdhen, me mjetet vetanake të çerdhes por edhe me ndihmën e komunës. Shpresojmë se këto investime do të ndihmojnë në mbarëvajtjen më të mirë të procesit këtu në çerdhe. Nuk do të ndalemi këtu, biseduam me drejtoreshën edhe për projekte tjera në të ardhmen që kushtet në të gjitha çerdhet e Gostivarit të jenë dinjitoze, të mira për fëmijët tanë”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani me bashkëpunëtorë viziton burimet e ujit të fshatit Vrapçisht, Zubovcë dhe Gallatë

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani i shoqëruar nga sekretari i komunës Erdal Ahmedi dhe kryetari i këshillit komunal sot kanë vizituar burimet e ujit të fshatrave Vrapçisht, Gallatë dhe Zubovcë. Në këto burime kanë filluar punimet për sanimin rezervuarve dhe renovimin e rrjetit të ujësjellësit me qëllim të sigurohet furnizim i pandërprerë me ujë për këto fshatra, shkruan Top24

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës ujore dhe rritjes së cilësisë së jetesës për banorët tonë. Ne do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtij procesi dhe t’u shërbejmë më së miri nevojave të qytetarëve.” tha Isen Shabani.

Continue Reading

TOP Lajme