Connect with us

Lajme ditore

Fetai nga Prekazi: Përulje para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit dhe familjes së tij

Published

on

 Fetai nga Prekazi: përulje para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit dhe familjes së tij

 

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, sot ka vizituar Prekazin, nga ku ka shkruar që ka qenë nder i veçantë përulja në atë vend shenjtë.

 

“Sot patëm nderin të ishim në Prekaz për t’u përulur para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij. Në këtë vend të shenjtë të historisë sonë, nuk nderojmë vetëm rënien heroike të familjes Jashari, por edhe përpjekjen shekullore të kombit tonë për liri dhe mëvetësi. Kosova moderne, demokratike, me orientim euroatlantik, është ndërtuar mbi vlerat e luftës çlirimtare, një luftë ku një komb i tërë u bë pjesë e përpjekjes për liri. Sot, çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar për këtë rrugëtimin dhe të ketë besim të plotë në të ardhmen e sigurt të shtetit të të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!”, ka shkruar zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Nëse anëtarësia dhe kryesia vendosin, jam i gatshëm të ofrohem si kandidat në Saraj

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, në emisionin “Daily Click”, u pyet nëse ai mund të jetë kandidat i mundshëm për komunën e Sarajit. Ramadani theksoi se nëse anëtarësia e ASH-së në atë komunë e kërkon këtë dhe nëse kryesia e partisë vendos, atëherë është i gatshëm t’u ofrohet qytetarëve që ata të vlerësojnë nëse kandidatura e tij është e mirëpritur për ta.

Continue Reading

Lajme

Ramadani drejtuar Selës: Ne nuk kemi gabuar dhe s’kemi pse të kërkojmë falje

Published

on

By

I pyetur rreth deklaratës së fundit të kryetarit Ziadin Sela, që Taravari duhet të kërkojë falje që të mund të kemi një bashkëpunim eventual, Ramadani shtoi se Arben Taravari nuk ka gabuar dhe nuk ka arsye për të kërkuar falje, sepse Taravari dëgjoi zërin e qytetarit. “Ne nuk kemi hatërmbetje, ne kemi më shumë arsye për të bashkërenduar aktivitet me shokët tanë sesa për të mos i bashkërenduar,” tha Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: ASH do të kandidojë me lista të veçanta që kështu të mund të matemi

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, gjatë një interviste në “Daily Click”, ka theksuar se vendimi i ASH-së ka qenë që në muajin tetor dhe për këtë më nuk do të diskutohet. Partnerët e VLEN kanë qenë të njoftuar. Ai më tej shton se në këto zgjedhje do të shohim se sa e fuqishme dhe sa peshon ASH-ja te populli.

Continue Reading

TOP Lajme