Connect with us

Lajme

Fetai: Konsensus shtetëror për luftimin e korrupsionit dhe qasje më agresive ndaj shkelësve të ligjit

Published

on

Zv/kryeministri Arben Fetai sot mori pjesë në konferencën e Programit Global për Luftimin e Flukseve të Paligjshme Financiare.

Fetai u shpreh se do të ketë konsensus shtetëror për luftimin e korrupsionit dhe qasje më agresive ndaj shkelësve të ligjit.

Fjalimi i plotë i Arben Fetahit-

Asnjë vend, qofshin edhe ato më demokratike e më të zhvilluara, nuk është imun ndaj fenomenit të flukseve të paligjshme financiare, apo lëvizjeve të parave nga produktet e krimit dhe korrupsionit. Tanimë ekziston një konsensus se flukset e paligjshme financiare kanë ndikim thellësisht të dëmshëm në zhvillimin e ekonomive nacionale, stabilitetin social dhe në sigurinë tonë të përbashkët. Por, mbi gjitha, korrupsioni dhe lëvizjet e parasë së korrupsionit dëmtjonë besimin e qytetarëvë në institucionet e shtetit, dhe kësisoji edhe demokracinë.

Pra, asnjë vend nuk është imun ndaj këtij fenomeni, po në disa vende si ky i joni, kjo çështje ka marrë përmasa shqetësuese dhe të patolerueshme.

Fatkeqësisht, duhet të konstatojmë se qeveritë e mëparshme, përveç se nuk arritën ndonjë rezultat në adresimin e këtij problemi, ato u zhytën vetë në krim dhe në korrupsion. Madje, edhe vetë sistemi i drejtësisë që duhet të luftojë këtë epidemi me të cilën përballemi u bë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes.

Dëshmia më e mirë për këtë është shkalla qesharake e vëllimit të aseteve kriminale të konfiskuara, në rënie nga viti në vit, ndërsa korrupsioni ka kapluar çdo pore të shtetit. Dëshmia tjetër është fakti se në vitin 2023, nuk kishim asnjë aktgjykim përfundimtar në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Viti 2024 me gjasë do kalojë njësoj, por këtë vit kemi arritur kulmin me mbylljen e rastit ku një gjykatës i Gjykatës Supreme dhe një anëtar i Këshillit Gjyqësor u kapën duke marrë mito për të ulur dënimin e një politikani që trafikonte lëndë narkotike. Më keq se kaq nuk mundet.

Kjo gjendje sqaron më së miri pse besimi në drejtësi ka rënë në 2%, ndoshta edhe më pak tani në momentin që flasim. Por kjo gjendje është poashtu një nga arsyet pse opozita e djeshme sot është qeveria e re, me përkrahje plebishitare dhe me shumice prej gati 2/3 në Parlament. Ne tani si qeveri e re duhet t’u përgjigjemi pritshmërive të qytetarëve.

Si qytetar i këtij vendi, por edhe si Zëvendës-Kryeministër, jam i vetëdijshëm se nuk do të kemi mundësi ta çrrënjosim plotësisht krimin dhe korrupsionin si problem social dhe shtetëror.

Por, besoj shumë se me vullnet politik, të bashkuar, si qytetarë dhe si politikanë, si autorite vendore dhe partnerë ndërkombëtare, me ndihmën e mediave dhe të aktorëve tjerë të shoqërisë civile, mund të krijojmë mekanizma efikase që do na mundësojnë luftë efikase kundër kësaj epidemie. Për të patur sukses në këtë luftë, duhet të tregohemi agresiv dhe të pamëshirshëm ndaj shkelësve të ligjit. Duhet që rastet të procedohen dhe të dalin para autoriteteve sa më shpejt dhe pa vonesë, me verdikte finale dhe me konfiskim të aseteve kriminale.

Kështu e shoh edhe punën e GIZ dhe Komisionit tonë kombëtar në përgatitjen e Strategjisë për forcim të kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimit të pasurisë për periudhën 2024-2028, qëllimi i së cilës është që kjo çështje të ngritet më lartë në nivel politik, me një qasje që ndërton konsensus shtetëror dhe është më agresive ndaj krimit dhe korrupsionit.

Pra, vetëm në këtë mënyrë, duke dëshmuar vullnet politik dhe duke forcuar kapacitetet institucionale për hetime financiare, si dhe me një qasje të koordinuar me përfshirjen e të gjitha institucioneve përkatëse, mund të sigurojmë luftë të suksesshme kundër korrupsionit dhe flukseve të paligjshme financiare.

Sigurisht se në këtë proces, është tejet e rëndësishme mbështetja që marrim nga partnerët ndërkombëtarë si GIZ. Me ekspertizën, eksperiencat dhe njohuritë e tyre, partnerët tanë duhet të na ndihmojnë në këtë proces të rëndësishëm reformues, që bashkërisht të ecim në drejtimin e duhur, për më tepër prosperitet dhe zhvillim, më tepër demokratizim dhe siguri.

Andaj, faleminderit për përkrahjen tuaj dhe punime të sukseshme në këtë takim të rëndësishëm.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

By

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme