Zv.kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka komentuar paralajmërimet se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka angazhuar një ekip ndërkombëtar, i cili është duke punuar në disa ide të propozuara për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të ardhmen dhe shkeljen e frymës së Marrëveshjes së Ohrit.
Në një prononcim për gazetën LAJM, këto paralajmërime të BDI-së, Fetai i quajti manovra për marketing politik.
Ai kujtoi se në të kalurën Ahmeti kishte paralajmëruar se do të angazhonte edhe ekipe të CIA-s dhe FBI-së për zbardhjen e rasteve të montuara.
“Ne jemi mësuar me lojëra të tilla, deklarata pompoze nga ana e BDI-së. I mbani mend rastet e montuara politike, ku sa herë kanë thënë që do e thërrasin FBI-në, CIA-n… Por, në fakt këto janë vetëm manovra marketingu të dëshpëruara sepse mendoj se BDI-ja ende nuk është mësuar me faktin që është në opozitë dhe do t’i duhet pak kohë të ambientohen në rolin e saj të ri. Sa i përket faktorit ndërkombëtar, e kemi dëgjuar deklaratën e ambasadores amerikane në vend, zonjës Ageler, por edhe ambasadorët tjera, të cilët e thonë shumë qartë atë që e themi ne, se për të formuar qeveri nuk ka ligj që e parasheh se BDI duhet të jetë doemos në Qeveri. Ne kemi legjitimitet të fortë, 107 mijë vota të pasta shqiptare të cilat na japin legjitimitetin e plotë për të bërë punën tonë dhe për të zbatuar programin e koalicionit VLEN dhe programin qeveritar, në mënyrë që të sjellim një ndryshim të prekshëm për secilin qyetarë të këtij vendi dhe veçanërisht shqiptarët të cilët kanë kërkuar ndryshim për dy dekada me radhë. Ata thirren në Marrëveshjen e Ohrit dhe luftën e vitit 2001 ndërkohë që kanë shkulur çdo parim nga përpjekja e tyre për të viteve të pasluftës”, tha Fetai për gazetën LAJM.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka vijuar angazhimin e tij të ngushtë me qytetarët duke zhvilluar aktivitete në terren.
Në një postim të tij të fundit në rrjetet sociale, Limani thekson se është duke bashkëpunuar me qytetarët për të projektuar dhe realizuar zhvillime të reja, duke përfshirë zonën e Çajlës.
“Projektojmë bashkë! me 📍Çajlen,” shkruan Limani, duke nënkuptuar përkushtimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në këtë pjesë të komunës.
Aktivitetet e tij në terren Limani pretendon ti ofroj komunitetit mundësi për t’u përfshirë drejtpërdrejt në proceset zhvillimore./ZYRTARE.net
Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Departamentit të Bujqësisë në kuadër të Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Kryetari i Departamentit prof. dr Gafur Xhabiri. Në mbledhje i ftuar ishte edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Prof. Dr. Flakron Bexheti.
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e departamentit, profesorë universitarë, ekspertë të fushës, të cilët kontribuan me njohuritë dhe përvojën e tyre profesionale për masat dhe programet që duhen ndërmarrë, me qëllim mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve për bujqit.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar qytetarët se rrugët e qytetit dhe të fshatrave të Malësisë janë të kalueshme dhe në gjendje të mirë për qarkullim. Ai theksoi se ekipet e komunës janë në terren dhe po vazhdojnë me pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve gjatë kushteve të motit të ftohtë dhe ngricave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Limani bëri të ditur se angazhimi i bashkëpunëtorëve të komunës është në nivel të lartë, duke siguruar që të gjitha rrugët, nga fshatrat deri në qytet, të mbeten të kalueshme dhe pa rrezik për qarkullimin.
“Rrugët e Gostivarit janë të gjitha të kalueshme prej fshatrave të Malësisë deri në qytet. Në jemi në terren vazhdimisht dhe aktualisht vazhdon pastrimi dhe hedhja e kripës. Komunë n’Punë”, ka shkruar Limani.