Connect with us

Lajme

Fetai: BDI-ja s’ka kapacitete për të organizuar protesta

Published

on

Zv.kryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, nuk beson se BDI ka kapacitet për të organizuar protesta gjatë këtij muaji, siç ka paralajmëruar.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Fetai tha se qytetarët e kanë kuptuar se partia e Ahmetit nuk ka kauzë, sipas tij, por brenda e vetme e këtij subjekti është, “mbrojtja e kriminelëve që ka brenda”.

“Kemi dëgjuar se BDI përgatit protesta nga muaji shtator. Unë besoj se këto përpjekje për të mobilizuar një masë të caktuar të strukturave të tyre, apo votuesve të tyre do të dështojnë, sepse të gjithë tanimë e kuptojnë se BDI-ja tanimë nuk ka kauzë, por hallin e vetëm e ka që të mbrojë kriminelët dhe të korruptuarit brenda radhëve të veta. Qytetarët i kanë kuptuar këto lojëra dhe nuk shoh se kush mund të radhitet pas thirrjeve të tilla të BDI-së”, tha Fetai për gazetën LAJM.

Continue Reading

Lajme

Selmani godet sërish: “Pasi edhe Llatasi po ua bën mbrojtjen VLEN-it, ata vërtetë janë n’hall të madh!”

Published

on

By

Aktivistja dhe zëri kritik ndaj pushtetit, Nafie Selmani, ka dalë me një tjetër reagim të ashpër, këtë herë duke ironizuar mbrojtjen që sipas saj i është bërë grupimit VLEN nga analisti politik, Llatasi.

“Pasi edhe Llatasi po ua bën mbrojtjen VLEN-it, ata vërtetë janë n’hall të madh!”, ka shkruar Selmani, duke nënkuptuar se vetë fakti që VLEN detyrohet të mbështetet te figura të tilla është tregues i një krize serioze brenda radhëve të pushtetit shqiptar.

“Përveç në Gostivar ku duhet të tregohet BDI, dhe në ndonjë fshat apo mal, komunat tjera i merr VLEN-i. Fiks Strugën, fiks Dibrën, fiks Tetovën, fiks Çairin…”, deklaroi Llatas, duke lavdëruar politikat e koalicionit opozitar shqiptar VLEN.

Reagimi i Selmanit vjen në një moment kur debati politik mes pushtetit dhe opozitës shqiptare është ashpërsuar ndjeshëm, ndërsa çdo deklaratë publike po përdoret si armë në luftën e narrativave.

Continue Reading

Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim – Garim për herë të parë në Butel dhe Krushevë

Published

on

By

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka zgjeruar listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale, duke hyrë në garë në disa komuna ku shqiptarët deri më tani kanë qenë më pak të përfaqësuar, shkruan Flaka

Kandidatë të kësaj force politike do të jenë: Suat Shaqiri në Çashkë, Ali Jaoski në Plasnicë, Isamedin Azizi në Butel, Xhemil Qamili në Dollnen, Alija Jaoski në Plasnicë dhe Abib Vexhiu në Krushevë.

Sipas burimeve nga partia, bëhet fjalë për një strategji të re zgjerimi, që synon ta bëjë AKI-në të pranishme në komuna ku deri më tani shqiptarët ose nuk kanë garuar, ose kanë qenë jashtë garës serioze.

“Në këto zgjedhje, për herë të parë, do të garojmë në komuna si Buteli dhe Krusheva, ku shqiptarët po fitojnë hapësirë të re politike,” theksojnë përfaqësuesit e AKI-së.
Në Çashkë, shqiptarët humbën zgjedhjet për pak vota në vitin 2021. Tani, sipas AKI-së, gara mbetet e hapur.

“Çashka është një komunë ku kemi treguar potencial elektoral edhe më herët. Me organizim më të mirë, besojmë se këtë herë mund të kemi fitore,” tha njëri nga aktivistët lokalë.
Në Butel, ku pritet një rritje e dukshme e trupit votues shqiptar, gara shihet si një mundësi reale për surprizë. Dy blloqet maqedonase – LSDM dhe VMRO – tashmë kanë kandidatët e tyre, ndërsa faktori shqiptar mund të bëhet vendimtar.

Në Krushevë, një komunë e vogël por me simbolikë historike, AKI hyn për herë të parë në garë, duke synuar të provojë forcën elektorale edhe jashtë zonave tradicionale shqiptare.

Dollneni aktualisht udhëhiqet nga një kryetar shqiptar i BDI-së, ndërsa në Pllasnicë menaxhimi është në kuadër të koalicionit me BDI-në. Me kandidaturat e shpallura, AKI sfidon edhe këto komuna ku dominimi i BDI-së ka qenë i pandryshueshëm prej vitesh.

Continue Reading

Lajme

Manifestimi fetaro-artistik në Gostivar për Ditëlindjen e Muhamedit a.s

Published

on

By

Në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar, para qindra besimtarëve u zhvillua për të 22-herë Manifestimi fetaro-artistik “Mirë se erdhe Ja Resulallah”, me rastin e shënimit të 12. Rebiul evvelit – Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s, raporton Flaka

Ngjarja u organizua nga Muftinia e BFI-së në Gostivar, nën patronazhin e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe pati një pjesëmarrje masive të besimtarëve, deputetëve, drejtorëve, myftive dhe artistëve të njohur nga vende të ndryshme.

Programi përfshiu lexim të Kur’anit, Famëlartë, ilahi dhe recitime nga artistë të mirënjohur, duke krijuar një atmosferë të veçantë shpirtërore dhe artistike.

Tubimin e përshëndeti nikoqiri i manifestimit, Muftiu H. Sabahudun ef. Zendeli, i cili falënderoi të pranishmit dhe foli mbi rëndësinë e këtij tubimi për ngritjen e lartë të personalitetit të Profetit Muhamed a.s.

Gjatë programit fjalën e mori edhe Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili analizoi personalitetin e Profetit Muhamed a.s., duke theksuar mesazhet dhe porositë e tij për komunitetin.

I gjithë programi u shoqërua me elemente artistike të larta, ndër të cilat veçoi performanca e Koresë së Medresesë, e cila u prit me entuziazëm nga të pranishmit. Organizatorët e Muftinisë së Gostivarit, nën drejtimin e Myftiut H. Sabahudin ef. Zendeli, treguan gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për të realizuar vepra madhore me vlera fetare dhe artistike. Flaka dhe Gostivari Sot, ashtu si dhe viteve të kalauara, ishin sponsor medial i manifestimit. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme