Connect with us

Lajme

Feta Alimi nga burgu: Familja e Krenarit ka deponuar shtëpinë për të dal unë nga burgu

Published

on

I burgosuri i 27-të Prillit, Feta Alimi i cili gjendet në burg shkaku se në atë kohë kishte shpëtuar nga likuidimi ish-kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela ka reaguar me një shkrim për përzgjedhjen e njërit nga ministrat e sapozgjedhur nga partia tashmë në pushtet Aleanca për Shqiptarët, Krenar Lloga.

“E kam për obligim moral e familjar te ja uroj Krenarit postin e ministrit!
Ket e bej jo se jam ne burg e ai eshte Minister i Drejtesis e kam ndonje interes,kush më njeh mir nuk mê ben kjo përshtypje fare.
Por diçka tjeter eshte e kjo eshtë:?
Ps:
Shum pak njerz e din se familja e Krenarit ka deponu shtëpin per të dal Unë nga burgu.
E kjo tregon shum për karakterin e Tij.
Ne gjith e dim se “Malli me shpirtin jan si,thoni me mishin”
Për kët unë e familja ime i jemi mirënjohes Krenarit dhe familjes se Tij për jet e mot!
Urime Krenar Lloga e dilsh faqebardh!”, ka shkruar Alimi.

Continue Reading

Lajme

ASH: Rritet ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni përmes projekteve hoteliere

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë lidhur me promovimin dhe përkrahjen që pushteti aktual i jep projekteve të lidhura me figura dhe struktura që hapur përfaqësojnë interesat e “Botës Serbe” dhe ndikimin rus në rajon.

“Takimi i kryeministrit Hristijan Mickoski me aktorin serb Millosh Bikoviç, i cili së fundmi ka marrë shtetësinë ruse me dekret të presidentit Vladimir Putin dhe ka qenë i pritur prej tij për rolin në filmin propagandistik ‘Kufiri Ballkanik’, është sinjal alarmant për drejtimin ku po shkon vendi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Sipas partisë, plani për investim në një kompleks hotelierik dhe rekreativ në Berovë, nën petkun e zhvillimit ekonomik dhe turizmit, “në fakt është pjesë e rrjetëzimit strategjik të projekteve që i shërbejnë përhapjes së narrativës dhe ndikimit të ‘Botës Serbe’ në Maqedoninë e Veriut. Ky projekt nuk mund të shihet i izoluar, por duhet të vendoset në kontekstin e përpjekjeve të Beogradit dhe Moskës për të konsoliduar praninë e tyre politike, ekonomike dhe kulturore në vend”.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se çdo tentativë për të kthyer Maqedoninë e Veriut në fushë veprimi të interesave të huaja hegjemoniste “është në kundërshtim me orientimin euroatlantik të shtetit dhe rrezikon sigurinë kombëtare, stabilitetin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë”.

Në këtë kontekst, partia kritikon heshtjen e VLEN-it:
“VLEN-i po qëndron në heshtje për këtë çështje kritike, duke u fshehur pas pallavrat e së kaluarës dhe duke shmangur çdo përgjegjësi konkrete. Ndërkohë që ndikimi i ‘Botës Serbe’ dhe projekteve me përkrahje ruse po shtohet në vend, VLEN-i duket më i interesuar të manipulojë opinionin me histori të kaluara sesa të reagojë ndaj zhvillimeve reale që rrezikojnë sovranitetin dhe orientimin perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Heshtja e tyre tregon një mungesë të qartë vizioni dhe angazhimi për të mbrojtur interesat kombëtare”, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Partia siguron se do të mbetet në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur sovranitetin, orientimin perëndimor dhe interesat e shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve që besojnë në një Maqedoni të lirë dhe demokratike.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë një takimi me qytetarët në Bukoviq, ka deklaruar se zgjedhjet e 19 tetorit janë një mundësi për qytetarët që të dërgojnë mesazh të qartë qeverisë aktuale.

“Më 19 tetor ju nuk votoni Blerantin, ju votoni për t’i treguar kësaj qeverie se nuk e ka mirë, dhe duhet të ketë ndryshim. Në momentin kur ne do të kemi rezultatin për listat e këshilltarëve, numri i votave në përgjithësi do të jetë 3 me 1”, u shpreh Ramadani.

Ai theksoi se synimi i tij është kthimi i dinjitetit për qytetarët e Sarajit dhe vetëdijesimi i institucioneve qendrore se, sipas tij, kanë bërë gabime të shumta.

“Bashkë për ta kthyer dinjitetin! Për t’i vetëdijesuar edhe këta vëllezërit tanë në qeveri se e kanë shumë gabim”, shtoi më tej ai.

Ramadani premtoi gjithashtu se brenda dy viteve të para të mandatit, nëse fiton zgjedhjet, do të zgjidhen problemet themelore në çdo vendbanim të komunës.

Continue Reading

Lajme

Ish-ministri i Jashtëm i Portugalisë, Kravinho: Çairi ka shumë shanse të mira me Bujarin si kryetar

Published

on

By

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Zhoao Gomesh Kravinho, me një video-mesazh ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Bujar Osmanit për kryetar të Komunës së Çairit.

“Është kënaqësi e madhe ta mbështes kandidaturën e Bujar Osmanit për Komunën e Çairit. E njoh Bujarin si ministër të Jashtëm dhe kam mbetur jashtëzakonisht i impresionuar,” deklaroi Kravinho.

Kravinho, i cili ka qenë shef i diplomacisë portugeze dhe është diplomat i njohur ndërkombëtarisht, theksoi rolin e Osmanit si kryesues i OSBE-së dhe udhëheqjen e tij në çështjet evropiane.

“Kryesimi i tij me OSBE-në, udhëheqja e tij në çështjet evropiane, mençuria e zërit të tij – e gjithë kjo tregon se Çair ka një shans shumë të mirë nëse Bujari bëhet kryetar”.

Në mesazh, ai theksoi se me Bujar Osmanin në krye të Çairit, komuna do të ketë një njeri që mund të hapë dyer të rëndësishme për bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërkombëtar.

“Besoj se me Bujarin do të jetë shumë më e lehtë të hapen të gjitha dyert ndërkombëtare që duhet të hapen. Me Bujarin, e ardhmja e Çairit është një e ardhme e buzëqeshur”, përfundoi Kravinho.

VIDEO

Continue Reading

TOP Lajme