Connect with us

Politika

Fejzi Hajdari: Apasievit i pengojnë kuadrot si Arben Fetai, të shkolluar jashtë, me integritet dhe përvojë ndërkombëtare

Published

on

Shkruan Fejzi Hajdari

“Apasievi e nderon vorrin e Enverit por atij i pengon Albini. Poashtu i pengon një shqiptar nga Sllupçani që kthehet në trojet e veta ku ka qenë denbabaden. Nuk ka shërim për Apasievin”, Arben Fetai.

A ju kujtohet prej kujt kishin frike ekipet ne Ligen e Kampioneve.., prej Messit!
A po e shihni se kush i pengon Apasievit? Arben Fetai! E dini Pse? Sepse ai, dhe çifti i tij, eshte mesu ne qeveri te kene shqiptarë te pashkolluar, te degjueshem, dhe “shiptarë sipas nevojes” dhe jo kuadro, si katagoria e Arben Fetait, i shkolluar jashte ne mes te Brukselit, me eksperience te madhe ne organizmat nderkombetare, me integritet, dinjitoz, eksperience dhe aktivitetet tjera, te cilat e kane kalitur si kuader te profilizuar…
Nuk doja sinqerisht te merrem me kete fare Apasievin, sepse per mua personalisht, eshte me shume se nencmim te merrem me nje te tille si ky, i cili realisht, te vetmen “vlerë” e ka urrejtjen ndaj shqiptareve ose “nacionalizmin”. Nacionalizem nuk eshte t’i urreshë te tjeret, por eshte shovenizem.
Arben Fetai eshte shembulli me i mire, se maqedonasve te kategorise se Apasievit, i pengojne kuadrot cilesore shqiptare. Apasievi vetem se mund ta enderroj karrieren e deritanishme te Arbenit, ne cdo aspekt, intelektual, material, arsimor, kombetarë etj.
Per te qene nacionalist, ose te luash ne ate kartë, duhet ta duash ne radhe te pare vendin tend – Maqedonine… Apasievi me sjelljen ne parlament prej huligani e rrugaci, me shume ka lene pershtypjen se nuk e don Maqedonine, porse duke u shitur si i tille, don te perfitoje nga ajo… asgje me shume se kaq.
E ka gjete mire formulen(!!), duke e akuzuar Arbenin, Apasievi don me thurr karriere te “patriotit demode”!
Ketij lloj modeli te “patriotit” qe moti i ka ika moda edhe tek vet maqedonasit…, si vone e ka fillu “pubertetin”!

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme