Connect with us

Lajme

Familja Taravari, në mesin e familjeve që e paguajtën me burgim pengimin e mbylljes së paraleleve shqipe në Gostivar!

Published

on

Familja Taravari, Purde, Dogani dhe Agai janë disa nga familjet më të shquara intelektuale dhe asimdashëse në Gostivar që penguan mbylljen e paraleleve shqipe në Gostivar! Djemt e këtyre familjeve ishin nismëtarët e parë me organizime përmes lëvizjeve të themeluara në Shkup e Zagreb për të ndaluar shpërnguljen e shqiptarëve nga Gostivari për në Turqi dhe mbylljen e paralaleve shqipe.

Kronologjinë e ndodhive na sjellë studiuesi dhe gazatari Nazif Selimi me prejardhje nga fshati Llakavicë e Gostivarit. Ai sqaron në detaje periudha kohore dhe përmend emrat që kontribuan për ruajtjen e arsimit në shqip në kohën e Titos në Gostivar.

Shkrimi i tij vjen në Ditën e Mësuesit Shqiptar – 7 Marsi, ndërsa sqaron se edhe kush ishin meritorët nga Shqipëria e pastaj nga Gostivari për mësimin e shkronjave shqipe të brezave të asaj kohe.

“7 MARSI” – Dita e Mësuesit, ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqipe, e cila u themelua më 7 mars 1887, në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit. Kjo datë shënoi një fitore të rëndësishme për arsimin shqip dhe kombin shqiptar. Hapja e shkollës Normale të Elbasanit përgaditi mësues, të cilët ndikuan në mënyrë të dukshme në shtrirjen e arsimit, duke përgaditur një plejadë të tërë mësuesish, të shpërndarë anekënd Shqipërisë, si edhe në Kosovë e Maqedoni. Shkëndijat e para të arsimit shqip në Maqedoni filluan të japin fryt në dekadën e katërt të shekullit të kaluar, në disa qendra, të cilat u hapën vatrat e mirëfillta për mësimin e shkronjave shqipe. Kontributi i hapjes së shkollave të para në gjuhën shqipe në Maqedoni është meritë e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, që dërgoi një numër të madh të mësuesve nga Normalja e Elbasanit. Në Gostivar për hapjen e shkollave të para shqipe u përfshi një numër i madh mësuesish, ndër të cilët kontribut të madh kanë dhënë: Myrteza Peza, Ahmet Pero, Zija Rroshi etj. Ata gjetën një numër të vogël arsimdashës dhe intelektualë edhe në këtë vend, siç ishin: Abdylaqim Dogani, Mustafa Ismaili etj. Puna e tyre zgjati deri në vitin 1953, kur Titoja nënshkroi marrëveshje me qeverinë e Turqisë, shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Kjo marrëveshje ishte e lidhur me realizimin e projektit famëkeq të Çubrilloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve nga toka arbërore. Këtë fushatë antishqiptare UDB-ja e filloi paraprakisht me prishjen e objekteve fetare, si dhe hapjen e paraleleve turke, duke i mbyllur paralelet shqipe, që nxitën shqiptarët për shpërngulje nga trojet e tyre për në Turqi”, shruan Nazis Selimi, studiues.

Këtë fushatë, thekson Selimi në shkrimin e tij, fatmirësisht e penguan ata intelektualë dhe arsimdashës, të cilët prioritet e kishin kauzën kombëtare, veçanërisht studentet e asaj kohe të Shkupit dhe Zagrebit. Pikërisht këta studentë, për këtë çështje themeluan Lëvizjen studentore të Shkupit dhe të Zagrebit, për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi.

“Në krye të kësaj lëvizjeje në Zagreb ishte Naxhi Purde, ndërsa në Shkup ka qenë Abdurrahim Taravari, student i Shkupit. Për këtë veprimtari patriotike udhëheqësit e kësaj lëvizjeje u arrestuan dhe u dënuan nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë nga sistemi komunist. Abdurahim Taravari u dënua me 10 vjet burg, Naxhi Purde u dënua me 7 vjet burg, Mevahip Purde me 6 vjet burg, Abdylazis Taravari me 3 vjet burg, Adnan Agai me 7 vjet burg, Sherafedin Agai me 5 vjet burg, Murtezan Bajraktari me 6 vjet burg, etj. Ata së bashku me Abdulaqim Doganin e morën flakadanin nga të parët tanë, e mbajtën fortë në duar dhe na rrëfyen rrugën për të ardhmen e ndritur. Bekuar qoftë vepra e tyre, duke e ndritur rrugën që kanë trasuar gjeneratat në vijim! Lavdi të gjithë arsimdashësve për këtë ditë të shënuar! Gëzuar dita e mësuesit!”, shkruan Nazif Selimi, studiues.

Continue Reading

Lajme

Çka po ndodh ?Alternativa: Forca dhe uniteti i opozitës shqiptare….!

Published

on

By

Lajmet për braktisjen e Alternativës nga koalicioni VLEN janë të pavërteta dhe shpifje! Në lidhje me disa raportime të fundit në media dhe në rrjete sociale, që pretendojnë se partia Aleternativa është duke u larguar nga koalicioni VLEN, Alternativa sqaron se këto lajme janë krejtësisht të pavërteta, të pabazuara dhe kanë karakter shpifës, kumtuan nga ky subejt

“Partia Alternativa e konsideron koalicionin VLEN si një bashkëpunim strategjik dhe të domosdoshëm për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe është e përkushtuar për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët në këtë drejtim. Çdo tentativë për të përhapur lajme të rreme për prishje apo përçarje brenda koalicionit, vjen nga qarqe të cilat ndihen të kërcënuara nga forca dhe uniteti i koalicionit VLEN. Qëllimi i këtyre shpifjeve është i qartë: të krijohet konfuzion dhe të minohet besimi i qytetarëve ndaj këtij bashkimi të rëndësishëm politik që synon ndryshimin dhe reformimin e skenës politike shqiptare në vend. U bëjmë thirrje qytetarëve, simpatizantëve dhe përkrahësve të mos bien pre e dezinformatave dhe të ndjekin kanalet zyrtare të komunikimit për çdo informacion të saktë”, vijon kumtesa.

Alternativa thekson se koalicioni VLEN është më i bashkuar se kurrë dhe së bashku do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë, drejtësinë sociale, barazinë dhe integrimin e plotë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Në emër të transparencës dhe respektit për opinionin publik, theksojmë edhe një herë se çdo informacion për braktisje të Aleternativës nga VLEN është një shpifje e qëllimshme dhe nuk pasqyron realitetin politik”, përfundon kumtesa që në versionin e parë e quajtën veten koalicion opozitar, që më pastaj të ndërhynë në kumtesë.

Continue Reading

Lajme

Rrahje masive në mes të ditës në rrethrrotullimin hyrës të Shkupit (Video)

Published

on

By

Një përleshje masive ka ndodhur sot në mesditë në rrethrrotullimin kryesor në hyrje të Shkupit. Pamjet e publikuara nga dëshmitarë tregojnë disa persona të përfshirë në konflikt fizik, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe pengesa në komunikacion, transmeton Flaka

Policia ka ndërhyrë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar rëndë.

Continue Reading

Lajme

Alternativa para hapit të madh, largohet nga Qeveria?!

Published

on

By

Deputetja e Alternativës Emërlije Saliu përmes një preskonference ka reaguar ndaj parades së krenarisë që mbahet në Shkup. Ajo që u vërejt është se deputetja Saliu doli në preskonferencë si deputete e Alteranativës e jo e VLEN-it.

Jozyratrisht mësohet se Alternativa do të largohet nga Qeveria brenda javës së ardhëshme. Këtë e paralajmëroi edhe lideri i BDI-së ku tha se brenda javës së ardhëshme pret zhvillime që do ti përshëndesën gjithë shqiptarët, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme