Connect with us

Lajme

Exit Poll i Europen Elections: Bajram Rexhepi në epërsi të thellë në Tetovë , Bilall Kasami përballet me rezultat zhgënjyes!

Published

on

Sipas një Exit Poll-i të publikuar nga “European Election”, kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Bajram Rexhepi, del si fitues absolut në garën për komunën e Tetovës.

Sipas rezultateve të këtij sondazhi, Aleanca për Shqiptarët (AKSH) kryeson me 38%, ndërsa koalicioni VLEN ka arritur vetëm 21%, një rezultat i cili konsiderohet zhgënjyes për kandidatin Bilall Kasami.

Përballë këtij rezultati, mediat e afërta me VLEN-in kanë publikuar një Exit Poll të rremë, nëpërmjet të cilit tentojnë të paraqesin Kasamin si fitues, në përpjekje për të ndikuar opinionin publik dhe mbështetësit.

Nga ana tjetër, burime për TS bëjnë të ditur se VMRO vazhdon bojkotin ndaj Kasamit, ndërsa ky bojkot po shihet si faktor kyç që mund të thellojë më tej humbjen e tij në këto zgjedhje.

Situata në Tetovë mbetet dinamike, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të konfirmojnë tendencën që tashmë është e dukshme në terren./TS/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *