Connect with us

Lajme ditore

Eurodeputetët do të debatojnë mbi draft-raportin e Waitz për Maqedoninë e Veriut

Published

on

Eurodeputetët do të debatojnë sot (8 korrik) mbi Draft-Raportin nga eurodeputeti austriak Thomas Waitz pas raporteve të Komisionit Evropian mbi vendin për vitet 2023 dhe 2024, transmeton Portalb.mk.

Në raportin e Waitz thuhet se Parlamenti Evropian përsërit mbështetjen e tij të plotë për angazhimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me BE-në dhe ndryshimet e nevojshme transformuese të nevojshme për të përmbushur kriteret e pranimit, vlerëson angazhimin e vendit për integrimin evropian dhe inkurajon përpjekjet e vazhdueshme për të çuar përpara reformat në përputhje me BE-në, pavarësisht sfidave dhe pengesave që kanë vënë në provë durimin dhe besimin e shoqërisë maqedonase.

Miratimi i Raportit për Maqedoninë e Veriut nga Komiteti i Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian ka ngjallur reagime të reja në Sofje dhe Shkup.

E para ankohet se amendamentet e tyre janë lënë pas dore, e dyta nuk është e kënaqur, pasi sipas Shkupit, Bullgaria përpiqet të krijojë një komb të ri modern maqedonas dhe se ky është vetëm fillimi i një procesi që nuk ka fund.

As “modern” dhe as maqedonase, tre grupet politike në Parlamentin Evropian thuhet se kanë rënë dakord për draftin, për të miratuar raportin e progresit për Maqedoninë duke fshirë pjesët mbi gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas.

Siç raportoi BGNES, dhe konfirmuar nga eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev, kështu po zgjidhet mosmarrëveshja mbi çështjet e identitetit në raportin e raportuesit për Maqedoninë, Thomas Weitz. Marrëveshja u arrit midis PPE-së, Socialistëve dhe Social Demokratëve dhe Rirpërtëri Evropën.

“Nezavisen Vesnik” publikoi detaje të dokumentit të propozuar për miratim. Sipas ndryshimeve të reja, siç shkruan “Nezavisen”, raportuesi Thomas Weitz devijon ndjeshëm nga qëndrimet fillestare, kështu që raporti nuk të ketë njohje të “gjuhën dhe identitetin maqedonas”.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase po fshihen nga Raporti i PE në mënyrë talibane. Siç tha ai, “edhe një herë, është vërtetuar në skenën publike se problemi nuk është përfshirja e vetëm disa qindra bullgarëve në Kushtetutë, por se problemi është shumë më i thellë”.

Drafti i raportit të progresit për vendin për vitin 2023 dhe 2024, i përgatitur nga eurodeputeti Weitz, duhej të ishte në seancën e 4 qershorit të AFET, por u shty për më 24 qershor. Dokumenti thekson nevojën për të ruajtur vrullin dhe vëren se vendi vazhdon të demonstrojë angazhim për integrimin evropian dhe përafrimin me politikat e BE-së. Në të njëjtën kohë, ai bën thirrje për përparim të shpejtë në negociatat dhe zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.

Continue Reading

Lajme

Deri në 40% shkurtim i administratës publike!

Published

on

By

Si të zbatohen reformat me qëllim që të hiqet partizimi të cilin çdo pushtet në mënyrën e vet e fut në administratë. Ministri Goran Minçev në nënshkrimin e sotëm të memorandumit me ambasadorin francez Kristof Le Rigoler, tha se punësimet e tilla çuan në administratë të ngarkuar por të dobët. Prandaj mendon se duhet të ketë heqje të disa nga bordet mbikëqyrëse dhe udhëheqëse, respektivisht shkurtim prej 40 për qind të administratës.

“Pasojnë një funksionalitet i përgjithshëm, respektivisht bashkim i institucioneve të caktuara në të tjera me të cilat praktikisht do të hyjmë në një proces i cili është obligim nga Bashkimi Evropian dhe kjo është shkurtimi prej 40 për qind i përdoruesve buxhetorë. Jemi dëshmitarë se kemi numër të madh institucionesh të cilat kanë nga një, nga dy të punësuar ose të them se ato në të kaluarën janë bërë për të plotësuar disa nevoja politike apo partiake”, tha Goran Minçev – ministër për Administratë Publike.

Edhe Franca do të përfshihet në trajnimin e administratorëve të Maqedonisë me qëllim punë më efikase dhe përmirësim i cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Nëpunësit publikë duhet të menaxhojnë me aftësi me punën, porositi ambasadori francez Le Rigoler.

“Në lidhje me trajnimin e nëpunësve publikë ekzistojnë numër i madh sfidash sepse duhet që nëpunësit publikë të jenë profesionistë sepse bëhet fjalë për menaxhimin e shtetit, njohuri nga fushat juridike dhe gjithashtu edhe menaxhim. Një nëpunës shtetëror duhet të jetë njëfarë menaxheri, respektivisht me aftësi të dijë të menaxhojë me të gjithë ekipin e tij por gjithashtu të mundet edhe t’i zbatojë vendimet që vijnë nga pushteti”, u shpreh Kristof le Rigoler – ambasador i Francës.

Rigoler njëkohësisht tha edhe se zbatimi i reformave në vend ndiqet nga afër nga Bashkimi Evropian dhe se së shpejti do të publikohet Raporti për progresin e të gjitha shteteve kandidate për anëtarësim. Reformat që i kërkon BE nuk duhet të shihen si obligim por si diçka që do ta përmirësojë jetën në vend, theksoi ai.

Continue Reading

Lajme

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Published

on

By

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh 32-vjeçar nga Saraji, i cili shihet si kandidat potencial për kryetar komune.

Në një takim spontan në Tetovë, Aliu tregon se Ramadani u paraqit me sjellje modeste dhe edukatë të lartë. “Më përshëndeti i pari, dhe kur e pyeta kush është, më tha: Blerant Ramadani nga Saraji”, shkruan Aliu.

Sipas tij, Ramadani la përshtypje si kuadër i fuqishëm dhe me ndjenja të sinqerta ndaj njerëzve. “Unë fola 25 minuta nga gjithsej 30 të ndejes, për të kuptuar se Bleranti dinte të dëgjojë më shumë sesa të flasë”, shprehet Aliu, duke vlerësuar aftësinë e tij për komunikim dhe dëgjim aktiv.

Ai e përshkruan Ramadanin si fotogjenik dhe me karizëm për ekranet televizive, por njëkohësisht si një familjar të përkushtuar, i martuar dhe i lumtur me dy vajzat e tij.

“Shpërfaqi dashuri ndaj prindërve, familjes dhe çdo qytetari të Sarajit pa dallim”, thekson Aliu. Në përfundim të takimit, ai i uroi sukses në synimin e tij për t’u angazhuar në jetën publike, duke shtuar: “Bleranti kaloi testimin tim verbal për detyrën publike që synon. Ndiqeni dhe binduni vetë”.

Continue Reading

Lajme ditore

ASH: Marrëveshja me Dodikun rrezikon orientimin euroatlantik të shtetit – VLEN hesht

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së nënshkruar mes Fondit Pensional dhe të Sigurimit Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Republikës Srpska, të udhëhequr nga Milorad Dodik.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se ky hap është i papranueshëm, duke pasur parasysh se Dodik është i shpallur fajtor nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës dhe i sanksionuar ndërkombëtarisht për shkelje flagrante të rendit kushtetues dhe mosrespektim të vendimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

“Në një kohë kur e gjithë bota demokratike po e izolon Dodikun, qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje me institucionet e tij, duke i dhënë oksigjen politik një figure të lidhur ngushtë me projektin e ‘Botës Serbe’, krah Putinit dhe kundër NATO-s e BE-së,” thuhet në reagim.

Aleanca për Shqiptarët e quan të papranueshme edhe heshtjen e partnerit shqiptar në qeveri.

“Heshtja e VLEN-it në këtë rast është skandaloze. Është dëshmi se ky koalicion shqiptar në qeveri nuk ka guxim të thotë asnjë fjalë kundër politikave që e tërheqin Maqedoninë e Veriut drejt Beogradit dhe Moskës. Ky nuk është partneritet, por vazalitet i plotë,” thekson ASh.

Sipas partisë opozitare, VLEN ka mashtruar qytetarët me premtime për ndryshim, por tani po mbyll sytë para afrimit të rrezikshëm me Republikën Srpska.

“VLEN u shfaq si faktor i ndryshimit, por sot po hesht përballë një marrëveshjeje që vë në pikëpyetje orientimin euroatlantik të shtetit dhe cenon sigurinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,” thuhet në reagim.

Në fund, Aleanca për Shqiptarët kërkon shpjegime të menjëhershme nga qeveria.

“I bëjmë thirrje qeverisë që të ndalojë këtë politikë të rrezikshme dhe të shpjegojë para opinionit publik pse nënshkroi marrëveshje me institucionet e një entiteti që sfidon hapur rendin ndërkombëtar dhe vlerat euroatlantike,” përfundon reagimi.

Continue Reading

TOP Lajme