Connect with us

Politika

Erion Veliaj në SPAK si i dyshuar për korrupsion lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës

Published

on

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për rreth tetë orë.

Ai tha për gazetarët se shkoi në SPAK në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe kishte një kohë që kishte kërkuar një takim.
Gjatë qëndrimit në SPAK, Veliaj tha se dha të gjitha sqarimet në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Për këtë çështje, në dhjetor të vitit të kaluar u lëshuan 15 urdhërarrestime, përfshirë edhe ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës. Ndërkaq, paraprakisht në gusht të vitit të kaluar ishte sekuestruar kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, e përfshirë edhe në dy djegësit e tjerë në Fier dhe Elbasan.

“Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme. U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor, duke qenë se bashkia ka dërguar dhe disa detaje të tjera, të mos i ndaj me gazetarët disa detaje”, tha Veliaj.

Në deklaratën e shkurtër para mediave, Veliaj vlerësoi punën e SPAK-ut, tha se ndihej mirë, duke folur për forcimin e institucioneve dhe duke kërkuar që të mos “përgojohen” institucionet e drejtësisë.
“Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën”,tha kryebashkiaku i Tiranës.

Kjo është hera e parë që Veliaj u paraqit në SPAK. Ky institucion po heton për inceneratorin e Tiranës, çështje për të cilën janë arrestuar ish-zyrtarë të bashkisë. Ndërkaq në mars të këtij u arrestuan edhe dy drejtorë të bashkisë së Tiranës nën dyshimet për korrupsion dhe fshehje pasurie. Pesë ish-zyrtarë të kësaj bashkie dyshohet se janë pronarët realë të kompanisë ‘5D’ që sipas hetimeve paraprake kanë përfituar tenderë nga institucioni ku ata punonin.

Continue Reading

Lajme

ORA24: Skënder Asani punëson katër familjar të tij në ITSHKSH

Published

on

By

Nepotizmi dhe keqpërdorime serioze në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve! Drejtori Skënder Asani, mund të thuhet se është rekorder në Evropë, e ndoshta edhe më gjerë në zhvillimin e nepotizmin në institucion! E gjithë kjo bazuar në informatat të cilat kanë arritur në redaksinë e www.Ora24.tv, sipas të cilave, duke shfrytëzuar postin e drejtorit, Skënder Asani, ka punësuar katër familjar të tij tepër të afërt dhe atë:

HIZER ASANIN – vëllaun i drejtorit / ARKIVIST,

SADIK ASANI – djali i vëllaut / ROJTAR,

MUHAMET AMETI – burrin e motrës/ MIRMBAJTËS

OMER DURA – bashkëshortin i mbesës / IT

Këtë e konfirmon edhe vetë instituti, tek i cili, pasi i morëm këto informacione i dërguam këto pyetje:

Pse është dashur që patjetër të punësohen këto persona, familjarë të drejtorit?
Me çfarë procedure janë punësuar dhe
A ka pasur konkurse siç parashikojnë ligjet përkatëse për punësim?
Në përgjigje nga ITSHKSH, thonë se:

Jo të gjithë personat e listuar për të cilët ju kërkoni informacion janë të punësuar me kohë të plotë në Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
Mënyra e punësimit: Mënyra e punësimit të personave të përmendur të cilët janë në punësim të rregullt bazohet në dispozitat e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligjit për të punësuarit në Sektorin Publik.
Procedurat e punësimit: Janë respektuar procedurat ligjore lidhur me procedurën e punësimit për personat e përmendur për të cilët kërkoni të dhëna, të cilët janë në punësim të rregullt pranë Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore gjatë periudhës në të cilën kanë qenë të punësuar.
Arsyet e punësimit: Çdo punësim realizohet në bazë të nevojave ekzistuese për realizimin e veprimtarisë së Institutit, në punë që janë të sistemuara në Rregulloren për sistemimin dhe organizimin e vendeve të punës në institut, në bazë të punësimit vjetor. Plani, i cili miratohet çdo vit nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Skënder Asani është zgjidhur drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Tetor të vitit 2014, ndërsa tani, sapo ka mbushur fiks 10 vite që e ushtron këtë post.

Ne i bëjmë thirrje publike institucioneve përkatëse si Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komisionit për Anti-korrupsion që të veprojnë për këtë rast.

Por nuk përfundon gjithçka me kaq, sepse në redaksinë e www.ora24.tv kanë arritur edhe informata të tjera, me të cilat nxiten dyshime serioze për keqpërdorimin e detyrës së drejtorit Skënder Asani.

Për këto do ju informojmë në ditët në vijim! Na ndiqni!/Ora24.tv

Gazetar: Mefail Ismaili

Linku i Videos:

Continue Reading

Lajme

ASH zgjodhi drejtorët e departamenteve të Shëndetësisë, Kulturës dhe Turizmit, si dhe Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Ekonomisë së ujërave

Published

on

By

Sot në selinë e Aleancës për Shqiptarët u mbajtën mbledhjet konstituive të departamenteve të Shëndetësisë, Kulturës dhe Turizmit, dhe Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Ekonomisë së ujërave në kuadër të Akademisë Politike të Aleancës për Shqiptarët ku dhe u zgjodhën drejtorët e këtyre departamenteve.

Drejtor i departamentit të Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Ekonomisë së ujërave u zgjodh, Prof. Dr. Gafur Xhabiri, drejtoreshë e departamentit për Kulturë dhe Turizëm, Mr.sc. Arbenita Meta ndërsa drejtor i departamentit të Shëndetësisë u zgjodh Dr. Bashkim Shabani.

U.D. Kryetari i Akademisë Politike të Aleancës për Shqiptarët, Arianit Reka e vëzhgoi procesin e zgjedhjes së Drejtorëve të Departamenteve.

“Sot u mbajtën mbledhjet konstituive të departamenteve të Shëndetësisë, Kulturës dhe Turizmit, dhe Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Ekonomisë së ujërave në kuadër të Akademisë Politike të Aleancës për Shqiptarët.

1. Prof. Dr. Gafur Xhabiri u zgjodh Drejtor i departamentit të Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Ekonomisë së ujërave.

2. Mr.sc. Arbenita Meta u zgjodh Drejtoreshë e departamentit për Kulturë dhe Turizëm.

3. Dr. Bashkim Shabani u zgjodh Drejtor i departamentit të Shëndetësisë.

Në cilësinë e U.D. Kryetar i Akademisë, vëzhgova procesin e zgjedhjes së Drejtorëve të Departamenteve.

#AleancaPërShqiptarët”, thuhet në njoftimin e Rekës.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari ngre shqetësimin që BDI ka ndikim në gjitha organet gjyqësore përfshirë edhe Gjykaten Kushtetuese!

Published

on

By

Arben Tarqavari, mysafir në 360 shkallë ka ngritur shqetësimin që sipas tij BDI ka ndikim te Kushtetuesja e cila po shkakton tensione ndëretnike. Pra, gjithë kjo katrahurë e krijuar ditëve të fundit sipas Taravarit është këngë që dirigjohet nga orkestra e partisë opozitare shqiptare, BDI.

“Gjykata Kushtetuese për 100 ditë ka shkaktuar tensione ndëretnike me Balancuesin dhe ligjin për gjuhët. Dhe këtu BDI ndikim të qartë. Për shembull, Sali Murat i Frontit Evropian që është deputet tani, ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe ky person nuk ka as parti, dhe nuk është as anëtarë në ndonjë parti, por ka qenë drejtpërdrejt i propozuar nga Ahmeti për deputet. Dhe ishte çudi pse pikërisht tani këto çështje i nxorën nga sirtarët. Duhet të jesh mendjelehtë të mendosh se Gjykata Kushtetuese pikërisht tani i nxjerr këto çështje në rend dite. Dhe etnikisht u ndanë edhe gjykatësit kushtetues, dhe disa publikisht thonë se nuk është në rregull që të mbivotohemi për këto çështje senzitive të shtetit”, tha Taravari.

Pra, çdo tension i mundshëm dihet nga e ka prejardhjen, sepse gjendja stabile nuk u shkon përshtati partive opozitare, e aq më pak atyre që për një kohë të gjatë kanë qeverisur me vendin. Por, pushteti nëse nuk fitohet me instrumentin e demokracisë, zgjedhjeve, nuk duhet të provohet asesi të përfitohet përmes tensioneve sepse as nuk munden e as nuk është metodë e duhur që qytetarët të jenë eksperimente për përfitime të ulëta partiake.

Continue Reading

TOP Lajme