Lajme ditore
Elfete Ismaili reagon për parullën “NATO vret” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut: Akt i papërgjegjshëm që dëmton orientimin strategjik të shtetit

Veprimi i disa deputetëve në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me parullën “NATO vret” ka nxitur reagime të ashpra në opinion. Elfete Ismaili e ka cilësuar këtë akt si të papërgjegjshëm politikisht dhe të dëmshëm për seriozitetin institucional dhe orientimin strategjik të shtetit.
Sipas saj, në një moment kur siguria rajonale mbetet e brishtë, përdorimi i sloganeve provokuese brenda tempullit të demokracisë nuk përfaqëson debat të mirëfilltë, por spektakël të rrezikshëm që dëmton imazhin e vendit.
Ismaili thekson se NATO nuk është thjesht një aleancë ushtarake, por arkitektura e sigurisë ku është ankoruar shteti përmes vendimeve sovrane dhe konsensusit strategjik. Çdo përpjekje për ta delegjitimuar këtë orientim nga brenda institucioneve, sipas saj, dërgon sinjal të gabuar tek partnerët ndërkombëtarë dhe minon besueshmërinë e shtetit.
Ajo vlerëson se Kuvendi duhet të jetë hapësirë e debatit të argumentuar dhe jo skenë pankartash që ushqejnë narrativa destabilizuese. “Liria e shprehjes është themel i demokracisë, por ajo nuk mund të përdoret për të cenuar interesin strategjik kombëtar apo për të relativizuar angazhimet ndërkombëtare të vendit”, thuhet në reagim.
Në fund, Ismaili thekson se në diplomaci fjalët peshojnë, në politikë veprimet llogariten, ndërsa në siguri papërgjegjshmëria paguhet shtrenjtë, duke shtuar se shteti nuk mund të lejojë që retorika e momentit të rrezikojë partneritetet afatgjata. “Debati po, por me përgjegjësi shtetërore. Demokracia nuk është teatër – është përgjegjësi”, përfundon reagimi.
Dje
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
Dje
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë
Dje
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s
Dje
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
02
Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami
03
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
04
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
05
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Lajme
Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht

Lajme
Përshpejtohen punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, kapaciteti i furnizimit me ujë rritet mbi 40%

Lajme
Gostivar, asfaltime edhe gjatë natës për ritëm më të shpejtë të punimeve

Lajme
“Le të jemi të gjithë të bashkuar në vlerat e Zotit” – Valbon Limani uron besimtarët për Kurban Bajramin

Lajme
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari uron festën e Kurban Bajramit

Lajme ditore
Humanizëm dhe reagim i shpejtë në aeroplan – Kryetari i Komunës së Gostivarit i del në ndihmë një udhëtari








