Connect with us

Lajme

Driton Nebiu pret delegacionin nga Kosova të kryesuar nga drejtori i Agjencisë për administrim të pasurive të konfiskuara të Kosovës, Enver Krasniqi

Published

on

Pas mbledhjes së rrjetit të agjensioneve Ballkanike  BAMIN, ku drejtori i Agjensionit për menaxhim me pronën e konfiskuar të RMV-së, Driton Nebiu insistoi publikisht që Republika e Kosovës të jetë pjesë e rrjetit Ballkanik të Agjensioneve për pronën e konfiskuar, sot priti në takim një delegacion nga Kosova të Agjensisë për administrim me pronên e konfiskuar te Kosovës në krye me drejtorin e saj z.Enver Krasniqi. Ne takim u diskutuan dhe shkëmbyen ide në lidhje me funskionimin e avjensive përkatëse si dhe Drejtori Nebiu i informoi me procesin e digjitalizimkt të këtij institucioni.

Sot patëm nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të na vizitojë delegacion nga Republika e Kosovës i kryesuar nga drejtori i Agjencisë për administrim të pasurive të konfiskuara nga Kosova, z. Enver Krasniqi. Qëllimi i takimit ishte njohja me funksionimin e Agjencioneve dhe menaxhimin e tyre, në takim u shkëmbyen përvoja pune dhe nga ana e drejtorit te Agjencionit Driton Nebiu u prezantua edhe vizioni dhe programi për digjitalizim dhe përmirësim me qëllim të avancimit sa më të mirë Agjencionit, ne gjithashtu ramë dakord për përforcimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për përparim të përbashkët. Takime të tilla pune do të intensifikohen në të ardhmen me qëllim të bashkëpunimit të suksesshëm në interes të bashkimit të shteteve me standardet evropiane.

Continue Reading

Lajme

Vdiq Papa Françeksu

Published

on

By

Vatikani njoftoi të hënën se ka vdekur Papa Françesku, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ai ishte në moshën 88-vjeçare dhe kohëve të fundit kishte probleme shëndetësore.

Continue Reading

Lajme

MPB: Ndalohen gjashtë persona, kapen me marihuanë

Published

on

By

MPB Maqedoni njofton se dje janë ndaluar pesë persona nga Shkupi dhe një nga Kumanova, të cilët dyshohen për tregti me lëndë narkotike.

“Me datë 20.21.04.2025 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.XH. (47), P.R (32), E.I. (39), A.I. (36) dhe I.XH. (40), të gjithë nga Shkupi dhe A.A. (50) nga Kumanova, pasi iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një lëndë e bardhë kokrrizore”.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Published

on

By

Pronari i kompanisë “Pucko Petrol” Asmir Jahoski ofron 2 milionë euro garanci për lirim nga paraburgimi, pohojnë burime në sistemin gjyqësor të njohur me rastin, transmeton portali expres.mk

Sipas burimeve të portalit, të enjten, mbrojtja e Jahoskit, i cili është djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, ka ofruar prona në vlerë prej 2 milionë eurosh në përpjekje që gjykata të lejojë që Asmiri të mbrohet nga burgu në rastin me vlerë mbi 160 milionë euro.

Vendimin zyrtarisht nesër do ta marrin tre gjyqtarë nga Gjykata Penale në Shkup, të cilët do të vlerësojnë nëse Jahoski, pasuria e të cilit llogaritet në dhjetëra milionë euro, duhet të lirohet në shtëpi.

Tre gjyqtarët duhet të ofrojnë një analizë të duhur ligjore nëse, pesë javë pasi Asmir Jahoski iu dha paraburgimi për shkak të rrezikut të arratisjes ose ndikimit të dëshmitarëve, ai tani mund të mbrohet nga liria.

Njëri nga 13 të dyshuarit për blerjen e lëndës djegëse toksike për TEC-in e Negotinës, Asmir Jahoski, djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, nesër pritet të lirohet nga paraburgimi.

Burime në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe në Gjykatën Penale të Shkupit pohojnë për expres.mk se për anëtarët e familjes së tij dhe BDI-së kjo është punë e kryer.

Operacioni për daljen nga paraburgimi Jahoski përmes avokatëve të tij e ka nisur katër ditë më parë të enjten e madhe kur në gjykatë është dorëzuar kërkesa për ndërprerje të paraburgimit dhe lirim.

Tani burimet pohojnë se pasi Abazi ka dhënë mendimin e tij se Jahoski duhet të lirohet, Gjykata Penale e Shkupit nesër do të vendosë për lirimin e djalit të deputetit të BDI-së nga burgu i Shutkës.

Continue Reading

TOP Lajme