Pas mbledhjes së rrjetit të agjensioneve Ballkanike BAMIN, ku drejtori i Agjensionit për menaxhim me pronën e konfiskuar të RMV-së, Driton Nebiu insistoi publikisht që Republika e Kosovës të jetë pjesë e rrjetit Ballkanik të Agjensioneve për pronën e konfiskuar, sot priti në takim një delegacion nga Kosova të Agjensisë për administrim me pronên e konfiskuar te Kosovës në krye me drejtorin e saj z.Enver Krasniqi. Ne takim u diskutuan dhe shkëmbyen ide në lidhje me funskionimin e avjensive përkatëse si dhe Drejtori Nebiu i informoi me procesin e digjitalizimkt të këtij institucioni.
Sot patëm nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të na vizitojë delegacion nga Republika e Kosovës i kryesuar nga drejtori i Agjencisë për administrim të pasurive të konfiskuara nga Kosova, z. Enver Krasniqi. Qëllimi i takimit ishte njohja me funksionimin e Agjencioneve dhe menaxhimin e tyre, në takim u shkëmbyen përvoja pune dhe nga ana e drejtorit te Agjencionit Driton Nebiu u prezantua edhe vizioni dhe programi për digjitalizim dhe përmirësim me qëllim të avancimit sa më të mirë Agjencionit, ne gjithashtu ramë dakord për përforcimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për përparim të përbashkët. Takime të tilla pune do të intensifikohen në të ardhmen me qëllim të bashkëpunimit të suksesshëm në interes të bashkimit të shteteve me standardet evropiane.