Connect with us

Lajme

Drejtori Driton Nebiu përsëri bën donacion, këtë herë për shtëpinë e jetimëve 11-Tetori

Published

on

Qe nga marja e detyrës, drejtori i Agjensisë per menaxhim me pronen e konfiskuar Driton Nebiu kan rënë në sy donacionet e shumta qe ka berë. Shkolla, komuna si dhe institucione te ndryshme si jetimore, sidomos institucione me shumice shqiptare kan perfituar nga kjo Agjensi prej kur drejton me sukses Driton Nebiu, kuader i partise së Taravarit.

Se fundmi ai ka lajmeruar per nje donacion ne shtepine e jetimit 11-Tetori ne shkup.

“Si kategori më e ndjeshëm në shoqëri ku është prioritet ndihma, drejtori i Agjensionit për menaxhim me pronën e konfiskuara Driton Nebiu, këtë herë vendosi të bëjë një donacion të të mirave materiale për Institucionin shtetëror të kujdestarisë së jetimëve dhe kujdesit prindëror IP. Shtëpia e fëmijëve 11 Tetor- Shkup.”-Shkruan Nebiu ne Facebook 

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme