Connect with us

Lajme

Drejtori Abdija prezanton mundësitë e investimit para delegacionit të biznesit kinez

Published

on

Drejtori i Agjensionit për Investime të huaja Gazmend Abdija ditën e sotme ka pasur një takim të frytshëm me një delegacion biznesi i ardhur nga Kina.Ketë e ka bërë të ditur me një postim në facebook vetë Abdija.

Postimi i plotë:

“Prezantimi i mundësive të investimeve para delegacionit të biznesit kinezë.

Kënaqësi e veçantë të mirëprisnim sot në ambientet e Agjencisë për Investime të Huaja, Dr. Johny Hon, kryetar i grupacionit global të kompanive (http://www.global.hk,) të kryesuar nga z. Trajçe Rushev, shef i departamentit të diplomacisë ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në takimin e punës, delegatëve kinezë iu prezantua klima e favorshme e biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përfitimet shtesë për investitorët të rregulluara me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve. U diskutua edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe prezantimit të përbashkët të klimës së favorshme të biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mundësive për investime tek një numër më i madh i kompanive kineze.”-thekson Gazmend Abdija

https://www.facebook.com/1064928135/posts/pfbid02GUwmXSpxTCoZaTn5MH4CPJwJLrYFwhKjGUsdJkoGe6rSBHnigRk3Grw8mQXvPNfAl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Tek drejtori Arifi nuk janë gjetur 20 mijë euro, dyshohet se i punësuari keqpërdori emrin e tij

Published

on

By

Një rast i dyshimtë korrupsioni është duke u hetuar në Spitalin e Specializuar Geriatrik, ku në qendër të vëmendjes ndodhet drejtori i këtij institucioni, Muhsin Arifi. Burime të “Sloboden Peçat” bëjnë të ditur se shuma prej 20 mijë eurosh të gatshme, të përfolura si ryshfet i mundshëm, nuk janë gjetur te Arifi gjatë kontrollit.

Sipas informacioneve jozyrtare, paratë janë gjetur tek një ndërmjetës që ishte i punësuar në spital. Ky person e ka identifikuar drejtorin Arifi si njeriun që supozohet se kërkonte para në këmbim të një shtrimi afatgjatë të një pacienti në spital – për një periudhë prej një apo dy vitesh.

Për momentin, nuk është e qartë nëse Arifi ka kërkuar realisht paratë, apo emri i tij është keqpërdorur nga ndërmjetësi për të marrë paratë.

Spitali i Specializuar Geriatrik pranon pacientë të moshës së tretë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kapaciteti i tij është i kufizuar, listat e pritjes janë të gjata, dhe çdo vend i lirë në këtë institucion është shumë i kërkuar, thonë burime të brendshme të spitalit.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Continue Reading

Lajme

ASH: Hetuesia le ta zbardh rastin, kemi paralajmëruar edhe zyrtarët tanë ska kompromis me korrupsionin!

Published

on

By

Muhsin Arifi, drejtor i Institutit Shëndetësor Publik “13 Nëntori” në Shkup dhe anëtar i Aleancës për Shqiptarët, është arrestuar nga autoritetet për dyshime të bazuara për marrje ryshfeti.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar menjëherë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një reagimi zyrtar në Facebook. Ai theksoi se Muhsin Arifi ishte propozuar nga Aleanca për Shqiptarët për një zgjidhje të përkohshme në krye të këtij institucioni, por theksoi domosdoshmërinë për një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm. “ASH u bën thirrje organeve kompetente shtetërore që në një procedurë të shpejtë dhe efikase të sqarojnë të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me ngjarjen konkrete penale. Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike”, thuhet në reagimin e ministrit Taravari.

Ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe në reformimin rrënjësor të sistemit shtetëror, duke theksuar se qytetarët shqiptarë nuk meritojnë të përfaqësohen nga individë që tentojnë të përfitojnë në mënyrë të paligjshme, veçanërisht në sektorin jetik të shëndetësisë. “Populli shqiptar nuk meriton të përfaqësohet nga persona që eventualisht përpiqen të pasurohen në mënyrë të paligjshme mbi vuajtjet shëndetësore të qytetarëve. Kjo është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet që ne përfaqësojmë”, përfundon Taravari.

Ndërkohë, organet partiake të ASH-së pritet të ndërmarrin të gjitha hapat statutare për ruajtjen e integritetit dhe imazhit të partisë, duke e distancuar veten nga çdo akt i paligjshëm.

Continue Reading

Lajme

Thirrje për sipërmarrës për ruajtjen dhe zhvillimin e Parkut Kombëtar Mali Sharr

Published

on

By

Drejtor i Parkut Kombëtar Mali Sharr, Emir Huseini, fton sipërmarrësit dhe individët e interesuar të kontribuojnë në mbrojtjen dhe zhvillimin e një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të Ballkanit. Ai thekson se Parku Kombëtar Mali Sharr, i shpallur zonë e mbrojtur në vitin 2021, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për biodiversitetin dhe ekosistemet e Europës. Parku shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 62.705 hektarësh, përfshirë male, pyje dhe liqene akullnajore, dhe është shtëpia e shumë llojeve të rralla të florës dhe faunës.

Huseini thekson se ky park, përveç vlerave natyrore, ofron edhe shërbime ekosistemike të rëndësishme për komunitetet lokale, duke përfshirë furnizimin me ujë të pastër dhe ruajtjen e karbonit. Ai bëri thirrje për projekte që mund të ndihmojnë në rritjen e qëndrueshmërisë së Parkut dhe që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, duke ofruar mundësi për përfitime ekonomike për banorët e zonës.

“Duke bashkëpunuar me sipërmarrës dhe ekspertë, ne mund të krijojmë zgjidhje inovative që do të mbrojnë natyrën dhe do të përmirësojnë jetesën e komunitetit, ndërkohë që sigurojnë ruajtjen e një pasurie të jashtëzakonshme natyrore”, tha Huseini.

Ai ftoi të gjithë ata që kanë ide dhe projekte për të kontribuar në këtë iniciativë të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij misioni të rëndësishëm.

Continue Reading

TOP Lajme