Connect with us

Lajme

Dr. Mediha Lushi Selimi specialiste e parë e Reumatologjisë në Spitalin e Gostivarit

Published

on

Spitali i Gostivarit pasurohet me një risi të rëndësishme në shërbimet shëndetësore, duke u pajisur për herë të parë me kuadër specialiste në fushën e Reumatologjisë.

Dr. Mediha Lushi Selimi sot ka kaluar me sukses provimin specialistik pranë Klinikës Universitare të Reumatologjisë dhe nga sot mban titullin Specialiste e Reumatologjisë.

Kjo risi u mundëson pacientëve të Gostivarit dhe rrethinës qasje më të lehtë në shërbime të reja dhe të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve reumatologjike, duke rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor në nivel lokal.

Në emër të drejtorit të Spitalit të Gostivarit, Sub.Spec.Dr.Emri Bajrami, si dhe në emër të të gjithë të punësuarve të spitalit, i urojmë Spec.Dr.Mediha Lushi Selimit suksese të mëtejshme dhe punë të mbarë në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *