Connect with us

Lajme

Demiri pas zgjedhjes si anëtar i KSHZ-së: Vota opozitare do të mbrohet në maksimum

Published

on

Kuvendi i Maqedonisë Veriut sot ka votuar anëtarin e shtatë të KSHZ-së, përfaqësuesin e VLEN në këtë institucion, Abdush Demirin.

Demiri ishte i ftuar në intervistën e lajmeve në Alsat M, ku foli rreth zgjedhjes së tij si anëtar në KSHZ, dhe për procesin zgjedhor në vend.

Demiri deklaroi se është krenar që është përfaqësues i opozitës në institucionin që merret me procesin zgjedhor, dhe se vota opozitare do të jetë e mbrojtur në maksimum.

Continue Reading

Lajme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë – Deklaratë për Njoftimin e Ndërprerjes së Dialogut Strategjik me Kosovën

Published

on

By

Ambasada në Prishtinë – Deklaratë për Njoftimin e Ndërprerjes së Dialogut Strategjik me Kosovën

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar në mënyrë të pakufizuar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë kujdestare, të cilat kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

Ne mbetemi të përkushtuar për të avancuar interesat e përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet ekonomik të ndërsjellë. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të Kryeministrit kujdestar Kurti kanë sjellë sfida për progresin e arritur gjatë shumë viteve.

Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike për përfitim të popullit amerikan dhe atij kosovar. Shpresojmë të ndjekim këto përpjekje në të ardhmen, kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritet i popullit të Kosovës.

https://www.facebook.com/share/p/17GZJkHUJS/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

Lajme

Qoku -Mislimit: Je militantē i BDI-sē, Mislimi: Më mirë i BDI-së se Serbisë

Published

on

By

Pas publikimit të mbrëmshëm nga Bekim Qoku se komuna e Tetovës ka marrë donacion prej një kompanie serbe për ndërtimin e kishës në Tetovë një debat në rrjetet sociale ka plasur mea gazetarit Rami Mislimi dhe deputetit Bekim Qoku. Në reagimin e tij Qoku i shkruan Mislimit se ke militant i BDI-së pasi Mislimi i reagoi në një arsyetim të Qokut. Pas këtij komenti reagimi i gazetarit Mislimi ishte i nenjëhershëm duke i shkruar Qokut se më mirë militant i BDI-së se sa një militant i Serbisë, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani premton Saraj 100% të pastër brenda 100 ditëve

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka premtuar se brenda 100 ditëve të para të mandatit të tij do të zgjidhë problemin e papastërtisë në komunë.

“Një Saraj 100% i pastër, pa asnjë deponi ilegale”, ka shkruar Ramadani në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar fokusin e tij në pastërtinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Continue Reading

TOP Lajme