Analisti politik Imer Mushkolaj e ka goditur kryetarin e fraksionit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, duke thënë se i njëjti më parë kishte akuzuar kryetarin e Aleancës, Arben Taravari se flet turqisht, ndërsa tani po i njëjti ka bërë koalicion me parti turke, rome, boshnjake.
“Shih sa standarde të dyfishta, shini sa hipokrite është”, tha Mushkolaj.
Sela u arsyetua duke thënë se këtë Front Europian ai nuk i ka bërë bisedimet me partitë turke, boshnjake dhe rome.