Opens in a new tab

Lajme

Lajmet më të rëndësishme nga vendi, rajoni dhe bota – të verifikuara, të shpejta dhe të qarta.

Të gjitha nga Lajme

Lajme

Provimi i jurisprudencës në shqip para komisionit

Më 26 dhe 27 nëntor, në Shkup do të qëndrojë një delegacion i Komisionit të Venecias, i cili do të shqyrtojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës, me theks të veçantë te çështja e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit. Vizita dyditore është konfirmuar, ndërsa raportuesit do të mbledhin informacione dhe…

17 Nëntor 2026

Lajme ditore

Zbulohet rrjeti proksi iranian në Maqedoni, planifikonte atentat në Greqi

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Byroja për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Greqisë dhe shërbime të tjera partnere, kanë zbuluar një rrjet proksi në Maqedoni, të lidhur me një shtetas iranian, anëtarët e të cilit kanë ndërmarrë aktivitete përgatitore logjistike për kryerjen…

17 Nëntor 2026

Lajme

Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë serbe, vdes piloti

Një aeroplan i ushtrisë serbe është rrëzuar këtë mëngjes në një fushë midis Nova dhe Stara Pazova, në Serbi. Sipas informacioneve jozyrtare të cituara nga mediat serbe, bëhet fjalë për një aeroplan luftarak MiG-29. Rrethanat në të cilat u rrëzua aeroplani nuk dihen ende. Sipas informacioneve të fundit, piloti vdiq. Pas rrëzimit të aeroplanit, Ministria…

17 Nëntor 2026

Lajme

Filloi gjykimi për ish kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi

Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, raporton Alsat. Prokuroria e akuzon Arifin për keqpërdorim të financave publike gjatë mandatit të saj si kryetare e komunës si dhe për lidhjen e kontratave për shërbimet e dhëna ndaj komunës. Gjykatësi i lëndës…

17 Nëntor 2026

Lajme

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengim të drejtësisë. Ai është shpallur fajtor për trentativë për pengimin te personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët Fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Gjyqtari Christopher Gosnell gjatë shqiptimit të…

17 Nëntor 2026

Lajme

Festoi 28 Nëntorin me flamuj, Gjykata shpall fajtor 18-vjeçarin nga Kumanova

Një i ri shqiptar nga Kumanova është dënuar me tre muaj burg nga Gjykata Themelore e Kumanovës, pasi gjatë festimeve të 28 Nëntorit të vitit të kaluar, kishte shfaqur flamurin e UÇK-së dhe flamurin kombëtar, shkruan gazeta KOHA. Bëhet fjalë për Ardi Saitin, 19-vjeç, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Kumanovës, më 9 tetor 2026,…

17 Nëntor 2026

Lajme

35 vjet nga Kushtetuta e Maqedonisë: U miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, të cilët kërkonin barazi kushtetuese

Një shtet i ri, një Kushtetutë e kontestuar dhe një popull që nuk e gjeti veten të barabartë në aktin më të lartë juridik të shtetit. Më 17 nëntor 1991, Kuvendi i Maqedonisë miratoi Kushtetutën e parë të shtetit të pavarur, por jo me mbështetjen e përfaqësuesve shqiptarë. Miratimi i saj erdhi pas referendumit të…

17 Nëntor 2026

Lajme

Mot me diell dhe vranësira

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi perëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do t lëvizin nga 15 deri 20 gradë celsius. Nga dita e mërkurë moti do të jetë me…

17 Nëntor 2026

Lajmet që kanë rëndësi, shpejt, saktë dhe qartë.

Portal informativ me lajme nga Maqedonia, rajoni dhe bota – çdo ditë, çdo orë.