Lajme ditore
Arben Taravari prezanton prurjen më të re në Aleancën për Shqiptarët – doktoreshën Zyrie Arifin
Kryetari i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, ka prezantuar prurjen më të re në subjektin politik – doktoreshën Zyrie Arifin nga Çuçer Sandevë.
Gjatë prezantimit, Taravari i uroi mirëseardhje doktoreshës Arifi në Aleancën për Shqiptarët dhe i dëshiroi suksese në rrugëtimin e përbashkët politik, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të profesionistëve në jetën publike.
Ai nënvizoi se përfshirja e figurave të reja dhe me integritet profesional është pjesë e vizionit për forcimin dhe zgjerimin e partisë, si dhe për rritjen e cilësisë së përfaqësimit politik.
Në të njëjtën kohë, u theksua përkushtimi për fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe vendimmarrje, duke e konsideruar këtë si një nga shtyllat kryesore të vizionit të Aleancës për Shqiptarët për një përfaqësim më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
