Lajme
Burri dhe gruaja që sot nërruan jetë në Serbi janë nga Mateçi i Likovës
Dy personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë të mëngjesit të sotëm në autostradën Beograd-Nish janë banorë të fshatit Mateç të Komunës së Likovës, raportojnë mediat. Një burrë dhe një grua, dyshohet të jenë pjesëtarë të një familjeje të nderuar të fshatit, familja e një profesori të njohur nga Mateçi.
Aksidenti ndodhi herët në mëngjes, pranë nyjës Umçari në autostradën Beograd-Nish, kur automjeti i tipit “Seat”, me targa gjermane, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga. Sipas të dhënave fillestare, shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke goditur gardhin mbrojtës dhe një shenjë trafiku në afërsi të autostradës.
Burri dhe gruaja humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer tjetër është dërguar me urgjencë në spital me lëndime të rënda. Organet hetimore serbe kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
