Connect with us

Lajme

Blerim Bexheti akuzon Izet Mexhitin për manipulim dhe gënjeshtra në lidhje me arrestimin në Kumanovë

Published

on

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Izet Mexhitit, duke e akuzuar këtë të fundit për manipulim të opinionit publik në lidhje me rastin e arrestimit të një personi gjatë ndeshjes në Kumanovë, përcjell pressonline.al. Përmes një postimi në Facebook, Bexheti ka mohuar pretendimet e Mexhitit se arrestimi ishte i lidhur me thirrje shoviniste, duke u thirrur në informacionin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, personi në fjalë është ndaluar për përpjekje për të vendosur një pankartë me përmbajtje fyese dhe jo për thirrje me përmbajtje shoviniste, siç kishte pretenduar Mexhiti.

“Personi i arrestuar nuk ka asnjë lidhje me thirrjet shoviniste gjatë ndeshjes në Kumanovë, ashtu siç pretendon Izet Mexhiti”, shkruan Bexheti, duke e cilësuar këtë si një tjetër përpjekje të qëllimshme për manipulim dhe mbulim të dështimeve politike të Mexhitit.

Deputeti i BDI-së shton se këto deklarata nuk janë asgjë më shumë se dëshpërim i shndërruar në strategji të rrejshme politike.

“Manipulimi nuk është strategji, është dëshpërim”, përfundon reagimin e tij Bexheti.

Continue Reading