Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani: Me projekte konkrete, Matka do të të jetë një histori suksesi

Published

on

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani ka takuar sot banorët e Matkës duke u premtuar atyre ndërtimin e një shkolle moderne dhe ndërtimin e rrugës për tek shkolla.

Përmes njoftimit në facebook Ramadani shkruan se me Aleancën Kombëtare për Integrim, Matka do shndërrohet në histori suksese që sipas tij, do ta ndajë Sarajin nga i gjithë vendi.

Postimi i Ramadanit:

Bashkë me kryetarin Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, sot takuam banorët e Matkës, një nga vendbanimet më të veçanta të komunës sonë.

Matka do të ketë një shkollë moderne dhe një rrugë të re deri tek shkolla, sepse fëmijët dhe familjet e këtij fshati meritojnë kushte të barabarta me të gjithë.

Përveç kësaj, Matka është perlë natyrore me potencial të jashtëzakonshëm për turizëm malor, i cili mund të gjenerojë të ardhura të qëndrueshme për banorët dhe të sjellë zhvillim për të gjithë komunën e Sarajit.

Me Aleancën Kombëtare për Integrim, me përkushtim, vizion dhe projekte konkrete, Matka do të jetë një histori suksesi që e ndan Saraji me gjithë vendin.

Continue Reading